Zbulohen emrat e ministrave të rinj

0
501

Në orën 17 Kryeministri Edi Rama pritet që në komunukimin e tij në faccebook te shpjegoje arsyet e shkarkimit të 4 ministrave nga kabineti i tij. Ajo që mbetet të zbulohet zyrtarisht janë edhe emrat e të larguarve nga detyra.

Burime konfidenciale pohojnë për opinion.al se dy nga emrat e përfolur janë Pandi Majko në ministrinë e brendshme dhe Blerina Gjylameti në ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Për shkak të shpejtësisë me te cilën ndodhu shkarkimi i 4 ministrave duket se Edi Rama e ka të vështirë të vendosë për emrat e rinj, por të paktën emrat e Majkos dhe Gjylametit janë më të përfolurit këto orët e fundit. Majko ka qenë 2 herë kryeministër ndërsa Gjylameti është prurje e re në PS. Ajo u zgjodh deputete për herë të parë në këtë legjislaturë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here