Vidhnin makina luksoze në BE, shpallen në kërkim 5 “të fortët”. Si i fusnin në qarkullim mjetet

0
208

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë pasi akuzohen për trafik mjetesh motorike, si makina ashtu edhe motorë.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “VIN:NUMBER”, në kuadër të të cilit, janë:
– Proceduar në gjendje të lirë, tre shtetas:
1- B. D., 58 vjeç, banues në Durrës;
2- E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë;
3- E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Shpallur në kërkim, pesë shtetas të tjerë:
4- E. P., 29 vjeç, banues në Shkodër
5- I. P., 33 vjeç, me shtetësi malazeze
6- F. M., 33 vjeç, banues në Laç
7- I. R., 49 vjeç, banues në Fier
8- F. P., 44 vjeç, me shtetësi Itali

Shtetasve të lartë përmendur, u është arritur t’u dokumentohet me prova ligjore, veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike.

Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1- Mercedes Benz, C Class, i cili rezulton i vjedhur në Rumani.
2- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Suedi.
3- Audi, A4, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
4- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
5- Volksëagen, Golf V, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
6- BMË, X5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
7- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
8- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Greqi.

Këto mjete, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BE-së, pasi mjete kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas regjistrimi në DRSHTRR Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here