Si paratë e George Soros po korruptojnë politikën në Maqedoni

1
280

Në ekonominë e politikave të botës, George Soros i ka miliona dollarë në rrezik, dhe ato shkojnë madje deri në vende të largëta, si Republika e Maqedonisë.

Në fakt, vendi i vogël ballkanik është duke u bërë një betejë simbolike që po zhvillohet në Evropë mes partive konservatore që i përkrahin vlerat tradicionale dhe sovranitetin kombëtar dhe atyre – që shpesh financohen nga miliarderi liberal me agjendë ambicioze që përfshinë politika me orientim seksual dhe të drogës, si dhe trans-nacionalizëm.

E çka i bën këto edhe më të komplikuara janë edhe ndërhyrjet strategjike retorike të Kremlinit në ekuacion. Rrjeti më i madh i propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin, shpesh përzihet në këto mosmarrëveshje, i ftuar apo i paftuar, duke e marrë gjoja kauzën e tradicionalistëve dhe duke u futur në luftë me nemesinë e vet, Sorosin.

Në disa vende, siç është vetë Maqedonia, ekziston një ndryshore e shtuar: ngulitja e epokës Obama.

Por gjërat komplikohen kur hyn në lojë Kremlini. Rrjeti i gjerë i presidentit rus Vladimir Putin shpesh ndërhyn në këto mosmarrëveshje, qoftë i ftuar ose jo, gjoja duke mbrojtur kauzën e maqedonasve i shpall jo rrallë herë luftë armikut të tij të hershem në Ukrainë, Sorosit. Por një gjë është bërë mesë e qartë: Epoka e Obamas ka rënë në Maqedoni.

Ambasadori i emëruar nga Obama në Shkup, Jess Baily, është vënë nën shqyrtim nga kongresi amerikan mbi akuzat se ka treguar preferenca politike ndaj partisë konservatore maqedonase, VMRO-së. Senati kërkoi të shpjegonte raportet se ambasada e tij kishte zgjedhur Fondacionin Shoqëria me Hapur Soros si implementuesen kryesore për projektet e zhvillimit ndërkombëtar në Maqedoni. Por në fakt, zbardhja e një kontrate 2.54 milionë dollarë nga “USAID” zbuloi se projekti përfshinte pagesa për “aktivizmin qytetar”, “mobilizimin,” dhe “angazhimin qytetar”.

 

Grupi ligjor mbikëqyrës “Judicial Watch”, i ka dorëzuar kërkesat e “Freedom of Information Act” duke kërkuar që Departamenti i Shtetit dhe USAID të prodhojë dokumente në lidhje me cfarëdo grantim, kontrate, komunikimi, vlerësimi, etc. të bëra nga departamenti i Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedonia dhe filialet e saj.

Çfarëdo rezultati që prodhojnë këto përpjekje, partitë politike që ambasadori amerikane po i ndihmonte të negocionin – Lidhja Social Demokrate dhe tri partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët – në dielën arritën një marrëveshje për të formuar qeverinë.

Por, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mërkurën pasuese refuzoi që t’i jepte mandat Lidhjes Social Demokrate për ta formuar qeverinë sepse lideri i saj, Zoran Zaev, e kishte pranuar në heshtje kërkesën e partive shqiptare për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare nëpër Maqedoni.

Partitë e përgatiten marrëveshjen për gjuhën në Tiranë, Shqipëri – që ishte njëra prej arsyeve që Ivanov e citoi pse nuk e dha mandatin.

Shqipëria është një vend tjetër ku aktivitetet e Soros dhe fondacionit të tij janë nën vështrim hetues për shkak se e kanë përkrahur qeverinë e kryeministrit Edi Rama – një socialist i cili personalisht e ndërmjetësoi Platformën e Tiranës. Dhe po ashtu në Shqipëri, e gjejmë një ambasador të epokës së Obamas, Donald Lu, i cili i përkrah partitë e mbështetura nga Soros.

Rama, i cili është i afërt me Soros dhe mori pjesë në dasmën e tij në vitin 2013, javën që shkoi i bëri një lutje pasiononte SHBA-së që të mos e braktiste Ballkanin te Rusia, ndikimi i të cilës, tha ai për the Telegrpah “është më i fortë se kurrë më parë.”

Rusia, shtoi ai, “është duke u interesuar në shpërndarjen e ndikimit të saj dhe tashmë ka shumë ndikim në rajon.”

Kremlini i Putinit në mënyrë rutinore dhe oportuniste tenton që të fusë veten në politikat e Evropës. Burimet të larta nga Whitehall thonë se Rusia bëri komplot në tentim për ta vrarë kryeministrin e Malit të Zi.

Edhe në Maqedoni, po ashtu, ka tentuar ta portetrojë veten se ia mban anën partisë knservatore VMRO, e cila udhëheq qeverinë e tanishme dhe fitoi më së shumti vota zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Reuters raportoi se të enjten, 2 mars, Rusia e akuzoi Shqipërinë, NATO-n dhe BE-në se po tentonin që të impononin qeveri pro-shqiptare në Maqedoni.

Larg nga mbështetja e politikave pro-Putin, megjithatë, VMRO ka kohë që është një parti pro-SHBA-së dhe NATO-s.

Por përkrahja famëkeqe e ambasadave tona për Sorosin dhe politikat e tij progresive i irriton njerëzit tradicional në Maqedoni dhe gjëkundi.

“Disa nga miqtë e mi konservatorë në Maqedoni tani më thonë, ‘E urrej Amerikën’’” më tha biznesmeni amerikan, Jason Miko, i cili e ka vizituar vendin ballkanik për dy dekada. “Në fakt ata s’e urrejnë Amerikën. Ata e urrejnë atë që e ka bërë Administrata Obama”.

“Nëse Soros dëshiron që t’i shpenzojë paratë e tij, le ta bëjë, por kur fillon që t’i përdorë paratë e taksapaguesve, kjo është diçka tjetër,” Miko tha, konsull i nderit i Maqedonisë në Arizona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Ne kemi nevoje per nje Shqiperi te paster nga krimi politik dhe ekonomik.
    Ne kemi nevoje per identitetin tone dhe ndihmen e SHBA e te Europes te sinqerte qe kuptojne thelbin tone,deshiren per nje vend ku te gjithe jane te barabarte para ligjit, ku partite duhet te jene ne siten e kontrollit te rrepte ,ku ligji i dekriminalizimit te zbatohet 100%.Ne kemi nevoje per te shkulur nga rrenjet njeriun e ri qe shkaterroi njeriun e vertete.Shqiperia kurre s,do te legalizoje kanabis.Shiperia do te futet ne rrugen e shendoshjes kombetare duke filluar nga rifreskimi, rigjadherimi i feve duke i dhene perparesi paqes sociale per veten tone e mbare botes.Per investime te fuqishme jo peng i partive.Per koseguence ne besnikerine e mbeshtetjen e familjes dhe zhvillimin e kontributit te gjithsecilit ne ndihme te komunitetit.Ne kemi nevoje per te ndryshuar kushtetuten ku vendi te qeveriset me teknicente me kontribute, te shquar ne fushat perkatese e me integritet, te zgjedhur me vote popullore , te reklamuar nga mediat.Ligjet pasi te hartohen si projekte me grupet e interesit e te votuar nga populli on line.Populli me qene pjesmarres i drejtperdrejte i zgjedhjes se prioriteteve te jetes social ekonomike permes votimit online.Te gjitha keto procese te kontrolluara ne komisione te pavarura nga njeri tjetri.Gjithkush qe merr pjese ne mirqeverisje ,t,i nenshtrohet kontrollit te rrepte para marrjes se detyres e pas.Shiperia do hapi nje epoke te re ne historine e njerezimit duke i bere te sajat keto objektiva.Shiptaret do jene vertet nje shembull jo vetem per tolerancen e paqen ,por edhe per rregullin dhe personalitetin e shqiptareve me virtyte te admirueshme.Kjo do te jete e ardhmja e Shqiperise! Kjo eshte e vendosur sepse Zoti e do Shqiperine e vuajtur e te roberuar, or edhe mbare boten. Paqja nuk do te udhehiqet as nga Amerika , as nga Rusia, as nga vendet arabe e as nga ata te lindjes se mesme. Duan apo sduan keto nuk varen me nga pushteti i te fuqishmeve.Jo me !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here