Profesori i Harvard, Nye: Mal Berisha më bëri përshtypje të fortë

0

 

“U befasova nga eksperienca, zgjuarsia dhe njohuritë e Z. Mal Berisha. Ne patëm një bisedë interesante. Ishte një takim dhe bisedë shumë e mirë. Ai të lë një përshtypje shumë të fortë në favor të pushtetit të butë në Shqipëri.” . Ky është komenti që Prof. Joseph Samuel Nye, Jr., i John F. Kenedy School of Government, në Universitetin e Harvardit, Shtetet e Bashkuara, bëri pas takimit që ai pati me diplomatin dhe studjuesin shqiptar, Z. Mal Berisha gjatë një vizite qëai bëri së fundmi në Amerikë. Me ftesë të Shoqatës së Studentëve Hebraikë të Amerikës dhe të Izraelit, Z. Berisha u ftua për të mbajtur një prezantim në Universitetin e Harvardit për Besën dhe Humanizmin Shqiptar që erdhën si bekime për Hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Prof. Nye, i cili ka shkruar shumë libra mbi pushtetin ndër më të fundit “Is The American Century Over?” ( A i Ka Ardhur Fundi Shekullit Amerikan?)është babai i teorisë së pushtetit të butë ose “soft power” dhe një mbështetës i diplomacisë publike. Po çfarë nënkupton termi “pushtet i butë”? Këtë na e sqaron Z. Mal Berisha i cili gjatë viteve të punës së tij si Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe zbatoi intensivisht teorinë e ‘soft power’e cila kulmoi me ngritjen e bustit të heroit kombëtar shqiptar – Skëndërbe – në një nga sheshet kryesore të Londrës.

“Filozofia e Prof. Joseph Nye, i cili është një ndër emrat më të njohur të Canadian School of Government në Universitetin e Harvardit, është një filozofi e cila ndihmon diplomacinë e vendeve të vogla siç është Shqipëria dhe shumë vende të tjera, që nuk kanë atë fuqinë e madhe (hard power) ekonomike, financiare, ushtarake,apo popullësi të madhe në numër siç janë fuqitë e mëdha botërore sot për të tërhequr vëmendjen e këtyre vendeve të mëdha. Pra, këto vende të vogla të cilat nuk i kanë këto mjete, kanë disa mjete të tjera.,” shpjegon Z. Mal Berisha.
Nëse flasim për vendin tonë, shton ai,mjetet që ajo disponon janë“tradita e mrekullueshme historike, kontributi në zhvillimin e njerëzimit ( jemi një popull qëi kemi dhënë katër papëdhenë propocion popullësie të krishterë, ne jemi ndoshta populli që ka dhënë më shumë papë Papatit).”
“Jemi një popull që ka dhënë figura edhe atëherë kur nuk kishte shtet për vete. I ka dhënë figura shumë të mëdhavendeve të tjerë si për shembull, Egjyptit moderni ndërtuar nga Muhamed Ali Pasha, ose Italia moderne që ka pasur dy herë kryeministër, Francesco Crispi , një Arbëresh i vendosur atje. I kemi dhënë një figurë emblematike të humanizmit – siç është Nënë Tereza. Kemi një traditë qëështë gati e vështirë për t’ia shpjeguar të tjerëve që është besa shqiptare qëka kulmuar me mbrojtjen që i kemi bërëHebrenjve gjatë Luftës që sot është një temë shumë e preferuar nga qarqet europiane dhe perëndimore,” shpjegon Z. Berisha.
Në detyrën e tij si diplomat, Z. Berisha i është referuar teorisë së Prof. Joseph Nye. Gjatë 4 viteve të tij si Ambasador në Britaninë e Madhe, ai arriti të organizojë rreth 140 aktivitete që kishin si synim të ekspozonin përpara Britanikëve një Shqipëri me një kulturë unike europiane. Dhe këtë Z. Berisha e arriti duke përdorur pushtetin e butë.
———————————-

 

“Pushteti i Butë, Ylli im Polar”

Si mund Shqipëria t’i “imponohet”vendeve të tjera më të mëdha në botë?
Ne kemi aq shumë artistë të mrekullueshëm që kanë bërë emër dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë aspekt. Artistët tanë janë të gatshëm që të kontribuojnë aq shumë sa ta tërheqin vëmendjen dhe opinionin e një vendi tëhuaj, të madh edhe sa Britania e Madhe, lëre pastaj vende më të vogla, drejt asaj se ne jemi një popull i talentuar, i vjetër, një popull me një traditë shumë të madhe, njëpopull që kemi sakrifikuar veten tonë për të ruajtur qytetërimin perëndimor dhe kjo është shumë e rëndësishme. Vendosja e monumentit të Skëndërbeut në Londër dhe epitafi në piedestal është “Skëndërbeu ishte mbrojtës i qytetërimit perëndimor.”Dhe kjo të tërheq më shumëse çdo gjë tjetër atë që ndoshta mund ta bëjë Google apo smartphone se çfarë qenka ky monument, pse, kush çfarë!Unë besoj se ne kemi mjaft elementë të tillë. Unë jam munduar ti përdor ato edhe bazuar në teorinë e Prof. Nye. Unë e takova atë së fundmi. Kisha një lloj dëshire të madhe për ta takuar. Pata një bisedë shumë interesante me të. Ai kishte qënë në Shqipëri, e njihte shumë mirë atë. Ai ka punuar si Zëvendës Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen në Administratën e Presidentit Klinton. Më tha se kishin një kontribut të madh për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Unë punoj në Kosovë momentalisht dhe kur i thashë që jam në Kosovë, Profesori filloi të fliste për të. Dinte aq shumë detaje për të. Biles dinte shumë mirë që një tren ishte kthyer në Mitrovicë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në gjuhë të ndryshme. Kishte njohje shumë të mirë për Shqipërinë e Kosovën.Në momentin që i thashë se unë implementoj teorinë tuaj të pushtetit të butë, atij i shndrritën sytë. Mbase edhe ai, megjithëse një njeri i madh, ka dëshirë që teoria e tij të jetë sa më shpërndarë, të veprojë tek kombet e vogla, dhe të jetë një zbatim i teorisë së tij.

Ju e keni shtjelluar teorinë e “pushtetit të butë” edhe në Kosovë. Çfarë mund të na thoni për këtë gjë?
E vërteta është se implementimin e teorisë së pushtetit të butë, unë e kam kryer edhe në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Londër, Britaninë e Madhe dhe me dy diplomatë shumë të nderuar të Kosovës, sepse ato u ndërruan gjatë periudhës që unë isha aty, Dr. Muhamet Hamiti dhe tani Lirim Greiçevci. Me të dy kam bashkëpunuar shumë mirë. Një pjesë të aktiviteteve i kemi bërëbashkë duke pasur parasysh faktin se artistët shqiptarë të sotshëm siçështë Rita Ora, në dijeninë e të huajve njihen si shqiptarë. Pastaj bëhet dallimi Shqiptar i Kosovës apo Ermonela Jaho me Inva Mulën, Arlinda Moravën, Alda Dizdarin e të tjerëtë cilët veçohen që janë të Shqipërisë. Unë bashkëpunova me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ato kanë një Akademi Diplomatike të Studimive qëështë shumë e mirëorganizuar. Unë pata nderin të mbaj një prezantim për mënyrën se si teoria e Prof. Nye është zbatuar në praktikën e përditshme e cila mund ti shërbejë si diplomatëve tërinj por edhe atyre me përvojë.

Sa e vështirë ka qënë për ju që ta zbatoni sa më mirë që të jetë e mundur diplomacinë publike gjatë kohës që keni qënë ambasador I Shqipërisë në Britaninë e Madhe?
Një pjesë e vështirësive me të cilat është ballafaquar trupi diplomatik janë të përgjithshme. Nëse do ti referoheshe fondeve që jep shteti, mundësive që ofrohen për ti bërë këto, secili diplomat mund të flerë rehat dhe të thotë derisa nuk ka fonde, s’ka buxhet, nuk ka ndonje nxitje, nuk ka një qendër në Tiranë që ta marrë këtë lloj teorie dhe ta implementojë, ta shpërndajë dhe të japë detyra. Unë nuk kam punuar sepse kam marrë detyra për këtë punë. Dhe nuk besoj se ka ndonjë ambasador që ka marrë detyra për këtë. Por unë besoj se të gjithë duhet të kenë një nxitje të brendshme të cilët mund ta zbatojnë shumë mirë. Ka qënë pak më e vështirë për mua se sa për të tjerët në kushtet kur unë u gjeta në pozitën e Ambasadorit në periudhën e ndërrimit të pushtetit këtu, që nuk e panë me shumë simpati. Por të them të drejtën unë kisha një yll polar drejt së cilës shihja dhe nuk mora fare parasysh se çfarë vështirësish krijoheshin rreth e rreth. Dhe atë që nënvizova më parë – mbështetja e artistëve shqiptarë dhe njerëzit që i deshën fort publikimin e vlerave shqiptare ka qënë baza e asaj që unë arrita.

Jashtë sherbimit diplomatik, çfarë mund të bëhet për ta promovuar edhe më mirë Shqipërinë?
Unë do ti referohem një shprehjeje shumë të bukur të Ludvig Van Bethoven.
Ai thotë:”Unë nuk mund ta imagjinoj të jetoj në këtë botë pa bërë gjëra të mira të cilat e di që mund ti bëj.” Çka do të thotë se edhe pse jam jashtë shërbimit diplomatik dhe kjo që kam bërë në Boston ka qënë thjesht një investim i imi dhe ka të bëjë pak edhe me lidhjen që krijon njeriu me profesionin e tij kur e mbaron atë, psh mund të shohësh një sportist që sheh gjithë ditën një fushë me fëmijë që lozin. Por unë them se secili prej nesh mund të bëjë një gjë të mirë sidomos kur ka një synim që nuk mund ta imagjinosh veten të mos bësh gjëra të mira kur ti e din se mund ti bësh. Dhe kjo është motoja që më ka shtyrë për ti bërë këto gjëra.
(Intervista është marrë me shkurtime nga emisioni “Diplomaticus”)

Lini nje pergjigje