Standard.al

Policia bën kërdinë, vëndos 344 gjoba për një orë

0

Policia ka marr masa të reja administrative për drejtuesit e mjetëve. Aksioni i shtrirë në 12 qarqe parashikon 344 masa ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Masat e rrepta janë kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit, për përdorim celulari dhe shpejtësi tej normave të lejuara

 

344 masa administrative ka vendosur policia ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Aksioni është shtrirë në 12 qarqe të vendit, ndërsa janë angazhuar 640 punonjës policie, përfshirë Patrullën e Përgjithshme dhe forcat Shqiponja.

Policia rrugore ka vijuar edhe përgjatë së dielës aksionin për penalizimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksioni që ka nisur në orën 12:00 dhe ka përfunduar në oren 13:00 është shtrirë në 12 qarqe të vendit në akset kryesore si dhe në zonat urbane.

Policia e mbështetur nga Patrullat e Përgjithshme si dhe Focrat Shqiponja ka vendosur në total 344 masa administrative për drejtuesit e mjeteteve që nuk kanë vendosur rripin e sigurimi, kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit apo kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në kuadër të aksionit “Blici Rrugor” u angazhuan 640 punonjës së policisë si dhe u ngritën 140 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Aksioni do të vijojë edhe për gjatë ditëve në vijim ndërsa synon të ndërgjegjësojë drejtuesit e mjeteve për të vendosur rripin e sigurimit apo për të mos përdorur celularin me qëllim evitimin e aksidenteve rrugore.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.