Martohet ‘ylli’ i dëbuar nga Arabia Saudite, gruaja e tij është një mrekulli (FOTO)

0
4646

Ai është dëbuar nga policia fetare e Arabisë Saudite sepse konsiderohet “shumë tërheqës”, aq sa mund të shtyjë në tentacion gratë.

Lajmi bëri xhiron e botës duke shkaktuar një varg komentesh, veçanërisht në internet dhe në profilin në facebook të Omar Borkan al Gala, me profesion aktor e njëkohësisht fotomodel.

Ngjarja, shkruan standard.al, ka ndodhur në fillim të Prillit, kur aktori sëbashku me dy bashkëkombasit e tij po merrte pjesë në një festival kulturor në Riad .

Papritur ndërhyri policia që e mori me forcë pasi “Komisioni për promovimin e virtyteve” dhe për parandalimin e veseve, kishte vendosur se burrat në fjalë “ishin aq shumë të bukur sa të bënin gratë të dashuroheshin”.

Në këtë pikë u vendos për dëbimin e tyre dhe largimin me forcë në Dubai. Omar ka marrë mbështetje nga shumë admirues. “Je i mirëpritur në Kore, do të presim me zemër në dorë”- është një nga komentet në profilin e tij.

 

Por ai tashmë nuk është beqar. Omar ka gjetur dashurinë e tij të vërtetë me të cilën ka lidhur martesë.

Bukuroshja quhet Asiana dhe po ashtu me profesion modele. Ata u martuan në dhjetorin e vitit që shkoi.

Standard.al ka zgjedhur disa nga fotot e ceremonisë së tyre:

omar-borkan-al-gala Omar-Borkan-Al-Gala-Diusir-dari-Arab-Saudi Nv75dK6j 92e42e57e8fb138ebf74b798cd744b57 a0b6db730a8fcff879cd1f18b14e9219 aayyy87301806_201311414463 45497bb756e4396a9150878b7e853a81 aayyy87301806_201311414463 (1)32a7c0133d1fa6fdf56c202da36134e4

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here