MALESI E MADHE- Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe. Mësohet se një mjet i parkuar ka shpërthyer me lëndë eksplozive, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se mjeti i përket një polici të doganës së Hanit të Hotit dhe ka shpërthyer teksa ishte i parkuar para banesës ne fshatin Pjetroshan. Forca police kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.