Janinë/ Tenton arratisjen, kapet me 33 pako drogë 23 vjeçari shqiptar

0
212

Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Mediat greke raportojnë se rreth 50 kg marijuanë është gjetur në Konicë të Janinës në mjetin që drejtohej nga shqiptari i moshës 23-vjeç.

23-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po drejtonte mjetin nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke.

Në momentit që shqiptari ka parë policinë, ka shtuar shpejtësinë e makinës, duke hedhur edhe 2 çantat nga makina.

Por, tentativa e shqiptarit ka qenë e kotë, pasi ai është prangosur nga policia, si dhe në cilësinë e provës materialet i janë sekuestroi 33 pako me 50 kg 550 gr marijuanë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here