FOTO/ Flet Lori e Big Brother: Ja e vërteta e lidhjes time me Cozman

0
194
Gjatë ditë së sotme në mediat online, u rikthye në vëmendje emri i Lori Hoxhallarit, vajzës seksi, pjesëmarrëse në “Big Brother”, e cila prej disa kohësh përflitet për një histori dashurie me reperin Cozman.

Kanë qenë disa video të publikuara nga vetë modelja, ato të cilat i kanë shtuar dyshimet, duke qenë se Lori dhe Cozman shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në këto imazhe. Por Lori, në një intervistë me revistawho.com sqaron gjithë të vërtetën e kësaj marrëdhënieje dhe rrëfen njohjen e saj më Cozman.

Lori me çfarë po merresh këto kohë?

Momentalisht nuk jam e angazhuar me punë asgjëkundi dhe po i kushtoj një kohë të mirë kujdesit për veten. Kam dy vjet e gjysmë që ushtrohem rregullisht në palestër dhe ndryshimet tek unë janë të kënaqshme, por gjithsesi nuk do ndalem. Palestra tashmë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sime.

U riktheve sot në vëmendjen e medias për shkak të disa videove të publikuara me reperin e famshëm, Cozman… Ç’marrëdhënie ke ti me të?

Me Cozman përveç bashkëpunimit në klipin e këngës “Si dje”, na lidh edhe një shoqëri shumë e mirë.

Vetëm kaq? Nuk ka asgjë më shumë?

Absolutisht jo.

Gjatë klipit u njohe me Cozman, apo kishit një njohje të mëparshme?

Jo, me Cozman u njohëm gjatë klipit. Agjencia Grace Models, ku unë kam punuar si modele për shumë kohë e mundësoi këtë bashkëpunim.

Të ka ngacmuar ndonjëherë Cozman?

Jo.

Ka gjasa që shoqëria juaj të kthehet në dashuri?

Më pëlqen që të mbajmë këtë marrëdhënie shoqërore që kemi.

Çfarë të pëlqen më shumë tek ai?

Cozman është një njeri pa defekte dhe me të mund t’ia kalosh mirë çdo herë (e theksoj pa nënkuptime të tjera).

Ok, e lëmë Cozman dhe flasim pak për “Big Brother”, që nis së shpejti. Ç’mendon për formatin e prezantuar deri tani në media?

Në “Big Brother” duhej diçka e re, diçka ndryshe dhe bie më shumë se dakord me disa rregulla të vëna.

Do hyje përsëri?

Do të futesha përsëri në shtëpinë e “Big Brother” nëse do të bëhej një edicion me të përzgjedhurit nga edicioni i parë e deri tek i fundit. Pse jo!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here