Dyshonte dhe e vërtetoi tradhëtinë e burrit, por si e bëri këtë?

0

Një grua në Izmir të Turqisë është treguar e shkathët dhe e zgjuar në raport me bashkëshortin e saj, të cilin e ka kapur mat duke i zbuluar tradhëtinë dhe më pas ka përfituar një shumë të konsiderueshme prej tij në gjyq.

Pas divorcit, gruaja ka fituar nga ish-bashkëshorti 30.000 lira turke kompensim pasi dëshmoi në gjykatë tradhtinë e tij.

Interesante ishte mënyra se si ajo e zbuloi tradhëtinë. Përveçse kishte hyrë në llogarinë personale të tij në Facebook, ku kishte gjetur materiale që e implikonin atë në një aferë, ajo kishte vendosur fshehurazi një përgjues në xhaketën e të birit.

Një ditë burri kishte dalë me djalin, por kur u kthye, gruaja zbuloi gjithçka në përgjimin e rgjistruar nga djali i pafajshëm./standard.al

Lini nje pergjigje