Cfarë fshihet në Liqenni e Himalajeve?

0
468

Disa mistere historike të varrezave janë harruar me shekuj nga njerëzit, janë mbuluar nga zalli apo bora në kohë. Të jesh në një vend të vetmuar apo të jesh në rrezik nga, për çfarë do arsye, këto vende mbajnë në vete misteret e tyre për vite të tëra e që fshihen në anët më të errëta të botës. A është gjithmonë ndonjë aksident i pastër që shpëton këto gjëra të çuditshme nga errësira e përjetshme duke sjell në dritë atë që ne e shohim por nuk e njohim. Një nga këto vende shtrihet në malet e Himalajeve në Uttarakhan në shtetin e Indisë: ku gjendet një liqen i vogël glacial që quhet Roopkund. Liqeni është i vendosur në një zonë të vetmuar me akullnaja të thepisura, humnera me gurë dhe male të mbuluara me borë në një lartësi mbidetare prej 5209 metra.

Përpos që është një vend shterpë dhe i zymtë, me erë të fortë, nuk ka ndonjë gjë që e bën atë të veçantë me liqenet e tjerë. Është i vogël, i thellë dy metra, kurse kryesisht mbetet i ngrirë për më shumë se një vit. Dikush mund të bëj udhëtim buzë këtij liqeni dhe vështirë ta vërej që ai është aty. Tani, për një muaj, në një vit, kur bora dhe akulli shkrihet, atëherë e shohim pse liqeni e ka marrë emrin “liqeni i skeleteve”, pasi që aty shfaqen në ujin e pastër qindra skelete që ju mund t’i shikoni.

Skeletet antik, për të cilët thuhet se janë të vjetër 1200 vjet dhe në faza të ndryshimit të mbetjeve të tyre, mund të zbulohen në vende të ndryshme të hapësirës së fundit të liqenit, që mund të shikohen nëpërmes ujit të pastër si kristal. Është më të vërtetë interesant ta shohësh këtë vend madhështor dhe ta gjesh vetën në mes të një liqeni të ftohtë nën të cilin ka një numër të skeleteve, buzë të cilit ka ajër të pastër por duket sikurse një varrë i harruar.

Edhe pse është thënë dhe ka pasur thashetheme se ai është zbuluar para shekullit 19, zbulimi zyrtar i tij është bërë me gjasë në vitin 1942 nga një rojtar pylli rezervë britanik, i cili kaloj skaj tij për të vazhduar me gjurmimin e vendit. Gjatë verës, rojtari kalojë afër liqenit të shkrirë dhe filloi ta hulumtoi atë, për të bërë mandej zbulimin e 200 skeleteve të njerëzve që shtriheshin poshtë tij, që pluskonin nëpërmes ujit që derdheshin kuturu në brigjet në gurë.

Zbulimi i mistershëm i liqenit të mbushur me skelete që shtrihet me larg Himalajëve, larg nga çdo banim njerëzor menjëherë mori vëmendjen e publikut. Njerëzit u ngjiten atje për t’u kthyer me teori se si të gjithë këto mbetje të skeleteve enigmatik kanë përfunduar aty në të ftohtë, në një vend të vetmuar pa ditur se cili ishte identiteti i tyre.

 

Një nga idetë më të hershme që ka dal në lidhje me këtë skelete ishte që mbetjet i takonin ushtarëve japonez të Luftës së Dytë Botërore të cilët vdiqën në kushte të ashpra në kohën ku po përpiqeshin tinës të kalonin rrugën nëpërmes maleve pa u vërejtur nga armiku. Kjo teori më vonë ra poshtë nga një ekspeditë që ju dërgua qeverisë britanike që la në hije idenë e ndonjë pushtimi të mundshëm të ndonjë vendi, pasi që eshtrat u tha se ishin shumë të vjetra për t’i takuar kësaj periudhe dhe se mund të ishin ruajtur nga i ftohti. Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa janë të vjetra këto eshtra.

 

Një ide tjetër ishte se këto skelete ishin mbetje të ushtarëve të dënuar të Kashmirit me emrin Zogaëar Singh dhe armatës së tij, e cila ishte zhdukur në mënyrë misterioze pa ndonjë gjurmë derisa ishte duke u kthyer nga Tibeti. Ka edhe teori të tjera që tregojnë që ka pasur grupe fanatike fetare të cilët kanë kryer ndonjë vetëvrasje grupore, si rezultat i ndonjë beteje apo ndonjë grupi të udhëtarëve të cilët i janë zënë nga ndonjë rrëshqitje dheu, ortek apo ndonjë sëmundje.

 

Për dekada, skeletet e liqenit Roopkund i kanë hutuar shkencëtarët dhe askush nuk ishte në gjendje që të tregoj saktësisht se çfarë ka ndodhur në këtë liqen të akullt. Shumë studime për liqenin ishin kryer gjatë viteve, përfshirë edhe një që është bërë nga një ekspertizë antropologjike e Indisë në vitin 1950, që edhe njëherë ngrit pyetje që kërkojnë përgjigje për mbetjet.

 

Kaluan edhe disa vite derisa në vitin 2004 një ekspeditë e bërë nga Nation Geographic përpiqet të zbulojmë më shumë këta skelete duke bërë një hulumtim shkencorë me anë të testeve të ADN-së. Hulumtimi zbuloi që skeletët, që janë 300 në total, datojnë në vitin 850 të erës sonë, duke thënë se astat ë gjithë ishin nga i njëjti grup dhe të gjithë kishin vdekur në të një kohë. Pas vdekjes, uji i ftohtë dhe i thatë i ka mbajtur dhe ruajtur trupat në mënyrë shumë të mirë për 1200 vite. Disa mbetje të frikshme që kanë dalë mbi tokë në hapësirën e ngrirë po ashtu ishin ruajtur mirë. Këta trupa ende në kokë kishin flokë, mish, stoli të argjendta dhe veshje lëkure që ishin të paprekura. Gjithashtu, testet e ADN-së kanë përcaktuar që brenda këtyre eshtrave ishin dy grupe të njerëzve, një grup i takonte njerëzve më të gjatë të cilët ishin të lidhur si familje kurse tjetri ishte një grup më i shkurtër, aq sa vendasit për të cilët spekulohet se ishin hamalla apo udhërrëfyes të tyre. Ekzaminimi i gjërave personale dhe artefakteve në skenë po ashtu duket se tregon që këta njerëz të gjithë ishin në një lloj pelegrinazhi. Si shtesë, ekspedita zbulojë që të gjitha kafkat i ishin ekspozuar një lloji të traumës të lodhjes në kokë, që tregon se këta njerëz misterioz ishin ndeshur me vdekje me dhunë. Analizat e forenzikës të frakturave në kafkë tregojnë që lëndimet ishin shkaktuar nga një objekt i rrumbullakët i rëndë. Duke i shtuar këtij misteri edhe këtë fakt është se të gjitha mbetjet kanë pasur të njëjtat lëndime traumatike në kokë dhe krahë dhe jo në vendet tjera, sikurse ata të ishin sulmuar dhunshëm nga diçka lart. Këto gjetje brutale të gjitha mbështesin teorinë e hershme të vdekjes nga një shkarje toke apo armë, por pasi janë mbledhur të gjitha të dhënat dhe informacionet së bashku, hulumtuesit kanë ardhur në një konkludim bizar se si kanë vdekur këta njerëz. Ishte teorizuar se e vetmja mënyrë që kanë vdekur të gjithë këta njerëz nga e njëjti lëndim në të njëjtën kohë është se ata janë zënë nga ndonjë stuhi breshëri apo stuhi breshëri e madhe që ka ardhur poshtë me një egërsi të atillë që i ka vrarë menjëherë 300 pelegrinët. Shkencëtarët kishin llogaritur mundësinë e madhësisë që kanë shkaktuar në kafka breshëri që thuhet se kanë pasur një madhësi sa të një topi kriketi. Disa kanë shprehur mospajtime për këto gjetje, por shkencëtarë thonë se vetëm kjo është bindëse, shpjegim racional që bazohet në provat e vëzhgueshme.

 

Në vitet e fundit, Roopkund, edhe njëherë ka shpalosur një mister, që ka qenë shumë mirë i njohur dhe ishte një e vërtetë për distinacionet e udhëtarëve të cilët kanë bërë udhëtime pesë ditore për të arritur të liqeni i akullti dhe banorëve të tij të aklimatizuar. Shumë nga këta njerëz janë mbetur të mahnitur ku i kanë parë këta skelete misterioze që po kërkonin një kreshtë mali në zymtësinë e tyre. Thuhet edhe nga zyrtarët që rritja e numrit të këtyre udhëtarëve po e kërcënon integritetin e hartës arkeologjike pasi që një numër i madh i skeleteve kanë humbur dhe besohet se kjo është rezultat i njerëzve kuriozë që marrin eshtrat e tyre për t’i ruajtur në shtëpi si suvenire. Autoritet e kanë një kohë të vështirë për ruajtjen dhe konservimin e hartës nga hajna të këtillë të cilët hynë në liqe pa leje. Duke shikuar skeletet e humbur në këtë hapësirë jo mikpritëse është lehtë të imagjinoni se të gjithë kanë një imagjinatë se çka mund të këtë ndodhur para disa shekujve. Çfarë po bënin këta njerëz në thellësi të malit gjatë gjithë kësaj kohe? Ku ishin duke shkuar? A vdiqën atë më të vërtetë nga cipa breshëri gjigant apo vdekja është shkaktuar nga ndonjë gjë tjetër? Nëse eshtrat ishin në zemër të liqenit atëherë mister është edhe më i madh për atë që e rrethon liqenin e ngrirë Roopkund, i cili gjendet në këto male për qindra vjet i ka zhdukur ata përgjithmonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here