Prapaskenat/ Tahiri e dinte që dje shkarkimin, çfarë e nervozoi sot. Tensioni dhe telefonatat në mesnatë

0
416

Saimir Tahiri “de facto” nga sot nuk është më ministër i Brendshëm. Lajmi për shkarkimin e tij, që fillimisht u servir si dorëheqje, u bë publik në media nga burime qeveritare.

Por “BalkanWeb” mëson se vendimin e kryeministrit, Edi Rama, Tahiri e kishte mësuar qysh mbrëmjen e kaluar. Burimet pohojnë se Tahiri kishte telefonuar personalisht afër mesnatës të gjithë krerët e Policisë në rrethe për t’u nisur të nesërmen (sot) me urgjencë drejt Tiranës.

Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se Tahiri nuk i kishte vënë në dijeni drejtorët lokalë të Policisë mbi arsyet e kësaj mbledhjeje emergjente, motivet e së cilës ata do i mësonin sot kur u njohën nga vetë Tahiri gjatë një drekë miqësore me vendimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e tij.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se publikimi në media i lajmit se Tahiri ka dhënë dorëheqjen, para se Rama t’ia komunikonte atij shkarkimin, ka shkaktuar nervozitet nga ana e ministrit të Brendshëm. Burime shumë pranë tij pohojnë se Tahiri ua ka shprehur hapur bashkëpunëtorëve të tij pakënaqësinë e publikimit të këtij lajmi, që me shumë gjasë kishte dalë nga zyrat e kryeministrisë, por që do rezulonte i vërtetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here