Lajmi i shkarkimit të Saimir Tahirit nga detyra është komentuar edhe nga Partia Demokratike.
Deputeti Kastriot Islami me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” e ka komentuar këtë zhvillim brenda kampit të mazhorancës, si fillimin e fundit të asaj që e cilëson si “bandën e krimit në qeveri”.
“Filloi shpërbërja…Shkërmoqja…Kundërmon…Sado të përpiqen të bëjnë lojra për të shpëtuar, ky është vetëm fillimi i fundit të merituar së bandës që nisi si ‘aleancë e plehrave’ dhe do të largohet si bandë e korrupsionit, krimit, kanabisit, plehrave dhe e varfërimit, mjerimit e papunësisë për shqiptarët…! Asgjë nuk i shpëton”, – shkruan Kastriot Islami në “Facebook”.