Meta nga Novosela : Jo vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit

0
140

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me strukturat në Novoselë të Vlorës, ku shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe Prof. Shezai Rrokaj, anëtar i kryesisë së LSI.

Duke folur para të pranishmëve gjatë këtij takimi, Meta, u shpreh se është koha që politikanët të marrim vendime të rëndësishme duke u bazuar në dashurinë për vendin. Kryetari i LSI-së theksoi se të gjithë duhet të bashkohen për t’i dhënë vendit stabilitet dhe më shumë shanse për punësim qytetarëve.

“Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit.

Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit”, – tha Meta .

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, tha në fjalën e tij se forca e LSI-së është te njerëzit e thjeshtë të cilët përkushtohen çdo ditë për t’i shërbyer njëri-tjetrit.

Braimllari e vuri theksin edhe te përmirësimi i sistemit arsimor, në mënyrë që edukimi i brezit të ri të mos rëndojë ekonominë e çdo familjeje.

“Forca e LSI-së është te njerëzit e thjeshtë, të cilët përkushtohen çdo ditë, për t’i shërbyer njëri-tjetrit, për t’i qëndruar pranë dhe për të punuar të gjithë me etikë. LSI po punon fort për një sistem arsimor, që është tërësisht në shërbim të fëmijëve tuaj. Për një sistem arsimor, që prodhon lidership, për një sistem arsimor, që edukon brezin e ri dhe mbi të gjitha për një sistem arsimor, që nuk rëndon ekonomitë tuaja”, – deklaroi Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here