Luan Rama: Situatat e vështira duan tolerancë dhe dialog, jo arrogancë dhe mëndjemadhësi

0
137

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, është ndalur sot në Kukës.

Gjatë fjalës së tij, Luan Rama siguroi se LSI është pranë njerëzve në çdo kohë dhe e mban fjalën e saj.

Duke u ndalur tek situata politike në vend, ai shprehet se për zgjidhjen e situatave të vështira nevojitet tolerancë dhe dialog, e jo arrogancë e mendjemadhësi, të cilat vetëm sa e dëmtojnë demokracinë.

Për reformën në drejtësi, ai tha se është përgjegjësi e institucioneve të shtetit të punojnë për të, por presioni mbi organet e drejtësisë vetëm sa dëmton.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është pranë njerëzve në çdo kohë, sepse e mban fjalën. Situatat e vështira kapërcehen me tolerancë dhe dialog. Arroganca dhe mendjemadhësia dëmtojnë demokracinë. Reforma në drejtësi është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, gjykoj se presioni mbi organet e drejtësisë i dëmshëm”, tha ai ndër të tjera.

Luan Rama e cilësoi të pafalshëm mosvënien në punë të aeroportit të Kukësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here