E pa besueshme/ Kjo vrimë lepuri zbulon sekretin 700 vjecar (VIDEO)

0
585

Në pamje të parë duket si një vrimë lepuri, por në fakt është hyrja për në Shpellën Caynton, një strofull nëntokësore 700-vjeçare.

Kjo vrimë të çon në një hapësirë magjike, e padukshme për ata që kalojnë pranë saj.
E vendosur në Shropshire, Angli, kjo hapësirë e lashtë i përkiste “ The Knights Templar”, një urdhër ushtarak katolik, që mori pushtetin duke luftuar ne Kryqëzatat.

Më vonë shpella është përdorur nga paganët dhe sekte te tjera fetare të fshehura, si një hapësirë e sigurtë për ceremonitë e tyre. Në vitin 2012, shpella u mbyll nga pronarët e tokës të cilët u lodhën nga numri i pafund i vizitorëve.

Por fotografi me bazë në Birmingham, Michael Scott ka mundur të futet brenda këtij vendi mitik, duke treguar përmes fotove, thelbin e kësaj shpelle të frikshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here