Detajet e reja/ Pse u ekzekutuan dy shqiptarët në Bazel, ja ku po hetohet

0

Ende mister motivi i ekzekutimit të dy shqiptarëve dhe plagosjes së një tjetri në Bazel. Policia zvicerane ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për motive terroriste, por ende nuk dihet saktësisht pse ka ndodhur vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një tjetri. Dy të dyshuar nga Evropa Lindore janë ende në arrati.

Loading...

Sipas policisë autorët e kësaj vepre nuk kanë pasur motive terroriste. Lokali në të cilën ndodhi tragjedia ka qenë i njohur edhe më parë për lidhjet me botën e drogës, shkruan ‘guardian.ng’, transmeton albinfo.ch.

“Ai ka qenë i lidhur dhe i njohur për lidhjet me botën e drogës”, ka thënë një banor për gazetën  “Basler Zeitung”. “Megjithatë, prej që kur është ndërruar pronari ka qenë një lokal i zakonshëm”.

Pas të shtënava, personat e armatosur që besohet se janë rreth të 30’-ve janë larguar drejt stacionit të trenit.

Transmetuesi publik RTS ka raportuar për organizatat kriminale shqiptare në Zvicër që kanë lidhje me trafikimin e heroinë, por policia ka shtuar se motivohet ende janë të paqarta.

Policia zvicerane gjithashtu ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur dy personat që kanë shkaktuar këtë krim dhe besohet se janë nga Evropa Lindore.

Viktimat janë një 28-vjeçar dhe 39-vjeçar shqiptarë, kurse një 24-vjeçur mbeti i plagosur rëndë.

Shumë banorë lokalë besojnë se është hakmarrje, duke u bazuar në informacionin  se në Shqipëri hakmarrja është shumë e përhapur, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.

Gjithashtu as motivet kombëtare nuk janë përjashtuar, pasi në lokalin ‘cafe 56’ kishte mbrëmje të organizuara me shqiptarë, e nuk mungon as flamuri kombëtar, si dhe flamuri me Isa Boletinin e Ismail Qemailin.

Por, policia ka dhënë edhe detaje tjera. Ajo ka thënë se dy burra kishin hyrë në lokal dhe kishin qëlluar e më pas kishin ikur.

Dy burrat 30 deri në 40 vjeçar janë 175 cm dhe kishin rroba të errëta. Njëri prej tyre kishte xhaketë lëkure ngjyrë kafe ose të zezë. Edhe sipas ‘polizeiticker.ch’ të dyshuarit janë nga Evropa Lindore.

Policia gjithashtu ka dhënë edhe numrin në shërbim për ata që kanë informacione: 061 267 71 11.

Burimi: Panorama

Loading...

Lini nje pergjigje