Uashingtoni alarmon OSBE: Në Shqipëri vëzhgues më shumë se kurrë për zgjedhjet

0

Shqetësimet për zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, nuk i ka vetëm opozita që është në ditën e 21 të saj të protestës, por këto shqetësime kanë mbërritur deri në Uashington.

Loading...

Këtë e konfirmon edhe rekomandimi që është dhënë për OSBE-në.

Burime të besueshme kanë bërë me dije për SYRI.net se në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së të mbajtur një ditë më parë në 9 mars është vendosur që OSBE-ja të vëzhgojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri me prezencën më të madhe se ndonjëherë më parë “për shkak të shqetësimeve të ardhura nga Uashingtoni”.

Po ashtu, bëhet me dije, se Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të ketë një rol tejet aktiv në mbikëqyrjen e zgjedhjeve.

Loading...

Lini nje pergjigje