Rama e humbi bastin në Maqedoni, kartonin e kuq ja dha “investimi” i tij, Zoran Zaev

0

Edhe pse ende nuk ka marrë mandatin për formimin e kabinetit nga Presidenti i vendit, lideri i Opozitës në Maqedoni Zoran Zaev doli dje në një konferencën për shtyp, ku prezantoi programin qeverisës.  I buzëqeshur dhe i sigurtë se mandatin qeveritar do ta marrë nga rruga parlamentare, Zaev zbardhi pikë për pikë idetë e tij lidhur me qeverisjen e ardhshme të shteti fqinj, ku shqiptarët përbëjnë rreth 35 % e popullisë, ndonëse kjo shifër shpeh herë manipulohet ose ulet me dashje në kuadër të tentativave të vazhdueshme për të minimizuar faktorin shqipfolës. Por nga të gjitha pikat e programit që rënditi kandidati për kryeministër, u vu re se nuk u përmend gjëkundi premtimi i shumëpërfolur këto kohë për kthimin e gjuhës shipe në gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni. Ndonëse kjo pikë ishte një ndër kushtet kryesore të platformës së partive shqiptare, që me shumë “mund” i mblodhi dhe i “bashkoi” kryeministri Rama në fundvitin e 2016-ës në Tiranë, tanimë duket se Zaev ka filluar të dredhoi në qëndrim. Në konferencën për media, lideri i LSDM-së papritur, foli vetëm për ligj në gjuhën shqipe në zgjerim të përdorimit në institucione, por askund nuk përmendi zyrtarizim të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë pas asaj maqedonase. Madje Zaev u duk se e kishte mjaft seriozisht këtë qëndrim të ri, (në mos ka qenë i njejtë që në fillim), kur pyetjes së gazetarit rreth dygjuhësisë iu përgjigj duke pohuar,: “ ekspertët kushtetues kanë vlerësuar se bankëmotat përdoren në tërë Maqedoninë, prandaj figurimi i një gjuhe tjetër në to do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën”.  Po ashtu në konferencë, ai u pyet dhe platformën e partive shqiptare në Maqedoni, duke u shprehur se ajo nuk do të jetë pjesë e programit të tij qeverisës. Madje në programin me 15 pikat, ajo për të drejtat e shqiptarëve ishte renditur në fund.  Të njëjtën linjë Zaevi ndoqi edhe lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në uniforma, ku theksoi se ekspertët kanë konstatuar vështirësi. Po ku ishin xhanëm këta ekspertë më parë, kur Zaev vetëm para pak ditëve u gjunjëzua në selinë e BDI-së para Ali Ahmetit, duke pranuar gjithçka sa i përket gjuhës shqipe? Ku e humbi Zaevi gjithë atë zell për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni? Si do i justifikojë tani Zaev 70 mijë votat e shqiptarëve që i mori jo vetëm në saj të deklaratave të tij premtuese për gjuhën shqipe, por edhe përmes sponsorizimit të veçantë nga Tirana?

Loading...

 

Zaevi dhe sponsorizimi si “Lider i ri”

 

Zoran Zaev është lider i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe para pak kandidimit si kryetar i opozitës në zgjedhje, ai kishte gëzuar tre mandate si kryetari i komunës së Strumicës. Në politikë Zaev hyri në vitin 1996, si anëtarë i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, për të zënë pastaj vend në organet komunale partiake, më vonë deputet dhe tani  lider i partisë. Në karrierën e tij, Zaev ka pasur jo pak momente të vështira dhe delikate, si rasti me qendrën tregëtare “Global” në vitin 2007, kur u arestua për të marë më pastaj pafajsi nga presidenti i atëhershëm Crvenkovski. Zoran Zaev qëndroi afër Branko Crvenkovskit kur ishte kryetarë i LSDM-së, ashtu siç u qëndroi afër Vllado Buckovskit dhe Radmila Shekerinskës, kur këta ishin në postin më të lartë partiak të LSDM-së.

 

Ndërkaq Zaev mori hovin e madh në karrierë, kur plasi “bombat e përgjimeve”. Me materialet e përgjimeve, Zaev arriti të vrasë me një gur dy zogj: Nga njëra anë dobësoi në maksimum qeverinë e Gruevskit dhe nga ana tjetër u bë objekt i vëmendjes së jashtzakonshme së ndërkonbëtarëve, ku këtu rol kryesor luajtën lobistët me në krye Fondacionin e Soros. Zaev përmes këtyre sponsorizimeve të “padukshme” u paraqit në Maqedoni dhe më gjerë si “Njeriu i Ri” që do sillte demokracinë e vërtetë si kundërpeshë ndaj “të plotpushtetshmit” Gruevski.

Lidhur me raportet e Zaev me shqiptarët në Maqedoni, duket se që në provën e parë të vërtetë, kandidati për kryeministër zhgënjeu. Ndryshe nga sa kishte premtuar publikisht në fushatë dhe më pas në takimet me krerët e partive shqiptare në Maqedoni, lideri i LSDM-së u tërhoq shumë shpejt nga qëndrimet e tij. Në fakt po të bëjmë nje retrospektivë,  platforma e LSDM-së, më shumë se sa ndihmuese ka qenë në disfavor të shqiptarëve, madje në shumë rast e ka shtuar diskriminimin egocentrik. Në memorjen kolektive të shqiptarëve, LSDM mbahet mend për sajimin e kushtetutës përjashtuese të vitit 1991 si edhe për viktimat e dhunës policore në “Bit Pazar” dhe Gostiva.

 

 

Marrëveshja e partive shqiptare maqedonase me “bekimet” e Ramës

 

Partitë shqiptare në Maqedoni unifikuan në fillim vitin e 2017-ës qëndrimin e tyre duke firmosur për një platformë të përbashkët. BDI, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH shprehën së bashku me një deklaratë përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar, nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Në platformë kërkohej : “Zbatim i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët njihen si popullësi shtetformuese. Barazi etnike. Barazi e plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”. Partitë shqiptare kërkonin gjithashtu debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Maqedonisë, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike; miratimin e një rezolute me të cilën të dënohej gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni nga viti 1912 deri në 1956. Gjithashtu, në platformë kërkohej përfaqësim i drejtë në ushtri, shërbimet e inteligjencës dhe drejtësi.  E gjithë kjo platformë mori pikënisjen dhe “bekimin”nga Tirana, pas një tryeze që kryeministri Rama zhvilloi në zyrën e tij në kryeministri me 4 liderët e partive shqiptare. Në fundvitin e 2016-ës, në Kryeministri u mblodhën drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami dhe nën kryenegocimin e kryeministrit Rama, pas 3 orësh mbledhje u arrit në një përfundim të përbashkët.

 

Por gjithë ky “investim” dhe “lobim” i kryeministrit shqiptar, duket se shkoi dëm, nëse do merren parasysh deklaratat e djeshme të kandidatit për kryeministër Zoran Zaev. Ky i fundit, megjithëse i parapëlqyer ( jo pa arsye) nga kryeministri Rama, rezultoi më së paku një premtim-thyes.

 

Nga ana e tij kreu i qeverisë shqiptare u përfshi jo pak në zgjedhjet në Maqedoni, ku së pari doli në favor të bashkimit të partive shqiptare , nisëm që u konrektizua me tryezën në Tiranë nga ku doli edhe më pas produkti i platformës shqiptare. Dhe së dyti, kryeministri Rama përmes lobimit të gjithanshëm, si me takimet me krerët e partive shqiptare në Maqedoni ashtu edhe përmes emisarëve të dërguar në Shkup, përhapi frymën e përzgjedhjes së bashkëpunimi të këtyre partive me LSDM-në, si shtegu më i mirë sipas kësaj strategjie për faktorin shqiptar. Por duket se krejt e kundërta rezultoi! Zaevi që në daljen e parë publike lidhur me planin e tij qeveritar të mundshëm ( gjithnjë nëse arrin të marrë drejtimin e ekzekutivit) e harroi premtimin e tij për gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në vend. Zaevi e tradhëtoi platformën e “bekuar” nga Rama, megjthëse ky i fundit u investua fort në mbështetje të tij, duke marrë jo pak herë në këto muaj përmes mediave pranë qeverisë, rolin e liderit shqiptar në Rajon, pra të njeriut që bashkon shqiptarët. Por këtë herë ishte pikërisht “investimi” tij që e tradhëtoi.

 

 

 

Trinomi Rama-Soros-Zaev

 

Ndërkohë për të përshkruar më mirë dështimin e “investimit” të kryeministrit shqiptar në Shkup, vlen një restrospektivë e shkurtër e arsyeve të përfshirjes së Ramës në zgjedhjet në Maqedoni. Dhe në fakt elementi kyç që e bëri kryeministrin shqiptar të jetë aktiv në zgjedhjet në Maqedoni, krahas dëshirës së paevitueshme për të marrë mbi supe nomonimin si “lider i shqiptarëve në Rajon”, ishte

rrjeti i miliarderit filantrop George Soros. Dhe këtu vlen të ndalemi pak, duke prekur disa nga pikat kryesore të ndërhyrjes së Fondacionit në Maqedoni përgjatë këtyre kohëve. Sipas shumë mediave investigative në shtetin fqinj, miliarderi ka ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoni duke përdorur tentativa të pastra manipulimi, me synim kryesor destabilizimin e vendit fqinj. Përmes OJQ-ve që zotëron, ai ka financuar gazetarë, pronarë të mediave, intelektualë, analistë aktivistë e madje protesante. E kjo ne fakt është e njëjta skemë sic miliarderi filantrop zgjodhi të përdorë edhe në SHBA. Për përfshirjen e Soros në këto zgjedhje ka folur më parë edhe gazetarja e njohur maqedonase Mirka Velinovska e cila  deklaronte se njerëz të Soros nga Shqipëria u dërguan në Maqedoni me synime të manipulimit të zgjedhjeve dhe tentative për destabizilim. “Kriza politike në Maqedoni ishte hartuar fillimisht nga Shtëpia e Bardhë me ndihmën e miliarderit amerikan George Soros, duke përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Shkup që do të drejtonte operacionet në terren. Por, me fitoren e zgjedhjeve amerikane nga Donald Trump, ambasadori në Shkup do të tërhiqet dhe situatën tani do ta menaxhojë Londra. Sipas Londrës zyrtare, gjatë viteve të ardhshme Shqipëria do të jetë baza që do të përdoret për të transferuar fondet për shoqatat e Soros që do të përdoren më pas për të gjithë Ballkanin. Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë shkuar në Stamboll për t’u takuar me Erdogan për t’i kërkuar miratim që të krijojnë shqetësime në Maqedoni. Erdogan me siguri do të mbrojë interesat kombëtare turke, madje edhe përmes Maqedonisë”- kishte shkruar në atë kohë gazetarja maqedonase.

 

Ndërkaq duke u rikthyer tek ndërhyrja e vazhdueshme e kryeministrit shqiptar në Maqedoni, mediat bënë të ditur se para zhvillimit të zgjedhjeve në Shkup ishin futur në lojë  edhe emisarë të ndryshëm të Ramës. Taulant Balla e Delina Fico ( e vendosur në Maqedoni) ndërmarën udhëtime të shpeshta në Shkup, ku kishin krijuar besimin tek shqiptarët në Maqedoni se vota për Zajevin ishte e mirëpritur nga Tirana. Madje për Delina Ficon u mësua se kishte hapur një zyrë në Shkup dhe se do ishte në krye të saj për të menaxhuar fondet për OJQ-të nga organizata “East & Ëest Institute”, një projekt i USAID, por që indirekt përfaqëson interesat e Soros-it.

 

E gjithë kjo strategji lobuese u ndërtua në favor të një skeme, e cila në fund rezultoi e dështuar vetëm për njërin nga tre aktorët e saj, pasi dy të tjerët duket se po ëprfitojnë jo pak.  Trinomi Rama-Zaev-Soros, u kthye në binom. Rama e humbi lojën e tij me kryetemë “lideri që bashkon shqiptarët” dhe ironike ishte fakti se  kartonin e kuq ja dha pikërisht “investimi” i tij, Zoran Zaev./

STANDARD.AL

Loading...

Lini nje pergjigje