PIKANTE/ Ministri më i “suksesshëm” i qeverisë dhe pija që të bën hatanë/ VIDEO

1
1424

 

Ende pa filluar fushata elektorale, qeveria dhe ministrat e saj, duke inauguruar “vepra” të ndryshme  që kanë kryer,  kanë nisru të mbajën edhe fjalime për audienca të ndryshme. Nga kjo nuk ka shpëtuar dot as ministri “më i suksesshëm” i qeverisë Ilir Beqja. Por ditën e sotme në ditën ndërkombëtare të veshkave, ministri ka qenë në një performancë jo në lartësinë e tij (themi lartësinë, duke marrë si bazë gjatësinë dhe intelektin).

 

Duke folur në një sallë të madhe, ku brenda saj ishin vetëm pak njerëz (që nga informacionet mësohet se ishin militant), Beqja po fliste për veshkat. Duke pasur një audiencë shumë të gjerë (jo më shumë se 20 veta), po mundohej që të ishte shumë elokuent. Por në asnjë moment nuk arriti, pasi sipas informacionet kishte pirë disa gota (por nuk ishte tap).  Fjalimi i tij edhe pse kishte një audiencë të vogël, përsëri shkaktonte ilaritet në sallë, askush nuk kishte vëmendjen tek ministri i cili ishte shumë elokuent në ato që thoshte (ku as vet nuk po merrte vesh se çfarë thoshte). Teprimi me alkoolin sot kishte kaluar çdo limit, pasi në disa raste ai humbi vetë kontrollin, pasi fjalitë nuk kishin lidhje me njëra tjetrën, dhe nuk kishte vazhdimësi logjike.

 

Nga mimika e zotit Beqja kuptohej shumë qartë që ia nuk ishte në formën e tij më të mirë, por kjo jo se mund të kishte pirë pak alkool, por sepse tema që ishin mbledhur (ato pak mjekë dhe personel i spitalit) nuk ishte në kompetencat e ministrit.  Nga informacionet që na vijnë nga pjesëmarrësit në sallë, mësohet se gjatë konferencës gazetarët kanë hequr të zijtë e ullirit nga era alkoolit.  Si ministër shëndetësie, ka bërë këtë veprim ndoshta me qëllim, për të  provuar aftësinë e bluzave të bardha dhe nëse ka apo jo ilaçe në spitale. Kohë fushate, çdo gjë mund të ndodh për tu siguruar nëse i ke mbajtur premtimet që ke dhënë 4 vite më parë apo jo.

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi e nota humori

STANDARD.AL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Udhëtonin në lux-klas 3 ministra shqiptarë dhe një zviceran. Presantohen; quhem Ilir Beqaj, jam ministri i shendetsisë shqiptare,arsimi ekonomist; Petrit Vasili,ministri i drejtësisë shqiptare,arsimi mjek; Arben Ahmetaj, ministër i financave shqiptare, arsimi e specializimi gjuha angleze, kështu më kuptojnë të gjithë. I vjen rradha zviceranit të prezantohet;quhem Peter Schwarz,jam ministri i flotës luftarake detare të Zvicrës,arsimi dhe specializimi, gjuha arabe, kërkush nuk merr vesh asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here