LIVE / Përsëri Salihi, Skënderbeu rikthen baraspeshën (VIDEO)

0
194

Skënderbeu është ndeshja që ngre siparin e javës së 25-të të Kategorisë Superiore. Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy trajnerë që sot vijnë si rivalë të skuadrave të cilat i kanë drejtuar në të kaluarën, Mirel Josa dhe Ilir Daja.

Miqtë nga Korça do të synojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit ndaj Teutës në shtëpi, për t’u shkëputur të vetëm në krye së paku për 24 orë.

Kurse bardheblutë e Josës do të kërkojnë tri pikët për të rimarrë vendin e katërt, në pritje të Luftëtarit që luan në Durrës të dielën.

Tirana sot duhet të bëjë pa të dëmtuarin Muça, vendin e të cilit përkrah Teqjes në qendër të mbrojtjes do ta marrë i riu Cake.

Kurse në radhët e Skënderbeut, risitë janë ulja në stol e Osmanit dhe Nimaga që e nis si titullar, ndërsa në të majtë të mbrojtjes rikthehet Gledi Mici nga pezullimi.

Tirana feston

Minutë pas minute

62′ Ilir Daja guxon duke futur në lojë sulmuesin Sebino Plaku në vend të mesfushorit Bakari Nimaga.

58′ GOL! Rikthehet sërish baraspesha. Hamdi Salihi gjendet në kohën dhe vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë një top të kthyer pas një shtylle të Latifit.

56′ Zbritje e shpejtë e Tiranës, që kap kundërshtarin në befasi 4 kundër 3. Por në gjuajtjen e fundit Mervej provon një gjysmëroveshatë, duke çuar dëm një mundësi të artë për të thelluar avantazhin e të tijve.

Refik Halili vs Tirana stadium

48′-49′ Miqtë juglindorë shfaqen dy herë rrezikshëm dë portën e Ilion Likës, por “gardiani” bardheblu përgjigjet në apel.

46′ Trajnerët u besojnë të njëjtëve lojtarë që mbyllën pjesën e parë.

Takaj - Filo stadium

Pjesa e parë

45+2′ Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Tiranës 2-1.

42′ GOL! Tirana sërish në epërsi. Erjon Hoxhallari mposht Shehin me një goditje dënimi fenomenale nga rreth 25 metra, që shkon në trekëndësh. Goli i dytë sezonal për mbrojtësin bardheblu.

40′ Karton i verdhë edhe për Bakari Nimagën, për një ndërhyrje nga prapa ndaj Afrim Takut, që sot mban shiritin e kapitenit.

35′ Vangjeli gjuan me kokë, por topi shkon lehtë në duart e Likës. Portieri nxjerr menjëherë përpara bardheblutë, mirëpo Mervej gabon në pasimin e fundit në zonë për sulmuesin Ede.

28′ Orelesi është i ndëshkuari i parë i ndeshjes. Mesfushori i Skënderbeut mori karton të verdhë për një goditje me krah të hapur ndaj Mervej, të cilit iu desh ndihma e mjekëve për ta marrë veten.

Mervej demtim

17′ GOL! Rikthehet baraspesha. Hamdi Salihi mposht Likën nga pika e penalltisë pasi Klisman Cake pengoi në zonë Liridon Latifin.

14′ Korçarët i afrohen rrezikshëm portës së Ilion Likës. Xhejms ka një rast të mirë pas një aksioni të Micit nga e majta, mirëpo gjuajtja e sulmuesit nga brenda zonës nuk e shënjestron katërkëndëshin bardheblu.

5′-11′ Skënderbeu përpiqet të reagojë pas golit të pësuar, por gjen përballë një kundërshtar agresiv që bën presion lart.

4′ GOL! Tirana menjëherë në avantazh. Ede zhbllokon ndeshjen me kokë pas një skeme nga goditja e këndit. Goli i katërt për sulmuesin bardheblu në këtë sezon.

1′ Vërshëllima e Enea Jorgjit i jep udhë ndeshjes, me topin e parë që e luan Tirana nga mesi i fushës.

Salihi penallti

Tirana 2 – 2 Skënderbeu (Ede 4′, Hoxhallari 42′ / Salihi 17′-p., 58′)

Tirana (4-3-3): Lika; Doka, Teqja, Cake, Hoxhallari; Daja, Mervej, Akuah; Taku, Ede, Moise.
Trajner: Mirel Josa

Skënderbeu (4-3-3): Shehi; Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici; Orelesi, Lilaj, Nimaga (Plaku 62′); Xhejms, Latifi, Salihi.
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Orelesi, Nimaga

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here