Kush është Maksim Caslli që drejton Forumin Ekonomik të LSI?

0
1422

Kush është Maksim Caslli  që do të drejtoj Forumin Ekonomik për hartimin e dokumentit strategjik për zhvillimin e ekonomisë të  inicuar nga LSI?

Lëvizja Socialiste për Integrim lançoi Forumin Ekonomik të drejtuar nga ekspertë të fushës e që do të përgatisë një dokument strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Të pranishëm në promovimin e kësaj nisme ishte Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ekspertë të njohur të ekonomisë si edhe personalitete të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zhvillimi ekonomik i vendit është një nga sfidat më të mëdha që ka vendi ynë për momentin. Duke qenë e vetëdijshëm për këtë fakt, LSI gjithmonë e orientuar kundrejt rritjes së mirëqenies së shqiptarëve mendon se ka ardhur koha që profesionistët më të mirë të vendit dhe nga jashtë tij, të japin kontributin e tyre për të zhvilluar një plan strategjik dhe të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik në vend. Për të udhëhequr këtë platformë u zgjodh Maksim Caslli, shkruan kohajone.

Zhvillimi ekonomik i vendit është një nga sfidat më të mëdha që ka vendi ynë për momentin. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë fakt, ne si forcë politike gjithmonë e orientuar kundrejt rritjes së mirëqenies së shqiptarëve mendojmë se ka ardhur koha që profesionistët më të mirë të vendit dhe nga jashtë tij, të japin kontributin e tyre për të zhvilluar një plan strategjik dhe të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik në vend.

Për të udhëhequr këtë platformë ne zgjodhëm  Maksim Caslli.

  1. Caslli, lindur në Tiranë më 3 korrik 1967, ka përfunduar me rezultatet më të larta Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ku edhe ka shërbyer tre vjet si pedagog. Po ashtu, z. Caslli ka përfunduar studimet pasuniversitare Master Shkencor për Strategji dhe Marketim Ndërkombëtar pranë Universitetit Norwegian School of Management, Oslo, Norvegji. Gjatë kësaj kohe, Z. Caslli ka kryer një numër të konsiderueshëm studimesh në fushën e biznesit në disa prej universiteteve më prestigjioze në botë. Ka përfunduar me sukses programin MBA në Universitetin e Floridas dhe një numër të caktuar programesh ekzekutive nga Harvard Business School, London Business School, Wirtschaftuniversitatshte Wien, etj.
  2. Maksim Caslli është një sipërmarrës i suksesshëm, i cili prej 20 vjetësh punon si partner i kompanisë më të madhe të konsulencës në botë, Deloitte. Për 7 vjet ai drejtoi Deloitte-n për të gjithë Ballkanin, periudhë gjatë së cilës Deloitte trefishoi të ardhurat brenda tre viteve. Sot, Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, e drejtuar prej Caslli ka mbi 360 profesionistë, të cilët shërbejnë mbi 1000 biznese të huaja dhe shqiptare, të cilat përballen me sfidat e tregut çdo ditë.
  3. Caslli është nga ekspertët më të mirë financiarë dhe një nga njohësit më të mirë të ambientit dhe sfidave të biznesit në Shqipëri dhe në botë. Eksperienca ka treguar që në zhvillimin e biznesit, Caslli është nga më të mirët në vend dhe jashtë vendit, duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave të bizneseve që ai i ka shërbyer. Sektorët e ekonomisë ku Caslli ka pasur eksperiencë të drejtpërdrejtë gjatë këtyre 20 viteve janë kryesisht tregu financiar, infrastruktura dhe transportet, bujqësia dhe energjetika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here