Katër mite për peshën ideale

0

Shumë njerëz janë të pakënaqur me pamjen e tyre dhe tentojnë ta arrijnë peshën ideale. Për ta arritur, disa njerëz fillojnë trening intensiv, ndërsa disa u drejtohen dietave.

Loading...

Megjithatë, ekzistojnë shumë mite për peshën ideale, ndërsa në vazhdim ju sjellim katër më të shpeshtat.

Shumica e njerëzve mendojnë që kanë pasur peshë ideale kur kanë kryer fakultetin ose para se të kenë krijuar familje. Nëse dëshironi ta ktheni peshën të cilën e keni pasur para dhjetë ose më shumë vitesh, do ta keni shumë vështirë. Shumica e njerëzve trashen derisa hyjnë në moshë më të thellë, ndërsa metabolizmi më i ngadalshëm humbjen e peshës e bën edhe më të vështirë.

Shumë njerëz besojnë që peshën e tyre ideale do ta gjejnë në grafikun e gjatësisë dhe peshës standarde. Shumë faktorë ndikojnë në përcaktimin e peshës ideale. Numrat në grafikun e indeksit të masës trupore (Body Mass Index – BMI) janë vetëm të përafërtë dhe jo domosdo janë tregues i besueshëm të shëndetit.

Pesha ideale nuk është as pesha më e vogël të cilën keni pasur pas ndonjë diete. Fakti që jeni në dietë do të thotë që keni kthyer pjesën e masës të cilën e keni humbur dikur. Nëse ia vëni vetes ndonjë qëllim, i cili është i vështirë të arrihet, do ta gjeni veten në rrethin vicioz të mbajtjes së dietës dhe trashjes, transmeton Koha.net. Humbja e shpeshtë dhe shtimi në peshë mund të ndryshojnë kompozicionin e trupit, çka për rezultat mund të ketë humbjen e masës muskulore. Kjo më vonë ngadalëson metabolizmin dhe redukton mundësinë e trupit për të rregulluar sheqerin në gjak.

Njerëzit më së shpeshti besojnë që janë më të shëndetshëm sa më të dobët që janë. Kjo nuk është doemos gjithmonë e saktë. Hulumtimet shkencore kanë treguar që për reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, infarkti, diabeti dhe disa forma të kancerit është e mjaftueshme të humbet vetëm pesë për qind e masës trupore.

Loading...

Lini nje pergjigje