Vota kundër e LSI për shkarkimin e kreut të AMF-së, Kadeli: Nuk pati transparencë

1
261

Komisioni i Ekonomisë ka propozuar shkarkimin me nëntë vota të Partisë Socialiste drejtoreshën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enekelejda Shehi.

Në mbledhjen e zhvilluar në një nga sallat e Kuvendit, LSI ka marrë pjesë në mbledhje duke e mundësuar kuorumin e nevojshëm.

Por dy deputetët zëvendësues të LSI-së, Gjovalin Kadeli dhe Geldion Rahovica, votuan kundër.

Deputeti i LSI Gjovalin Kadeli reagon pas votimit kundër duke u shprehur se argumentet ishin të pamjaftueshme për shkarkimin dhe nuk pati transparencë.

Gjithashtu ai shprehet se proçesi ishte i nxituar dhe jo objektiv.

Kadeli: “AMF është institucion delikat financiar. Argumentet për shkarkimin e saj janë të pamjaftueshme. Procesi është i nxituar dhe joobjektiv. Çdo ndërhyrje e pavend në AMF është tronditje për tregun financiar”.

Kujtojmë se Enkelejda Shehi është bashkëshortja e deputetit të opozitës, Dashamir Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. O hakmarrës primitiv që e mban vehten si modern dhe artist bojaxhi. Realisht je mafjoz plehraxhi. Në se Shehi u dashka shkarkuar nga detyra, ti duhet të varrosesh tek konteinerët e plehrave kimike bashkë me “rilindjen” e vdekjes për Shqipërinë. Shumë shpejt !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here