Realiteti ku jetojmë! Dirigjimi, kontrolli dhe manipulimi i masës

0
289

Që një grusht njerzish të mund të dirigjojë dhe kontrollojë masat, duhet që disa struktura të jenë të vendosura.

Këto struktura janë të njëjta në manipulimin e një individi, të një familje, fisi, qyteti, vendi, kontinenti apo planeti.

Ne vend te parë duhet të vendosen standardet, definimi i së mirës dhe i së keqes, dallimin e mundur dhe e pamundur, budalla nga i mençuri, nëna dhe prostituta …

Shumica e njerëzve i respektojnë standardet pa u trembur për shkak të frymës shoqëruese  që ka mbizotëruar për mijëra vjet.

Së dyti, duhet të bëhet jeta e pamundur për ata që shkelin standardet e imponuara.

Gjëja më e efektive për të bërë këtë është të bëhet i jashtëligjshëm, ai i cili do që të jetë ndryshe nga standardet e vendosura.

Kështu, secili që vallëzon me zërin e një violine tjetër, i cili shpreh një pikëpamje kundërshtuese, i cili jeton ndryshe nga fqinjët e tij shpejt  bëhet dele e zezë e kopesë.

Tashmë që tufa është kushtëzuar, i konsideron standardet si realitet, arroganca dhe injoranca e saj do të bëjnë atë që ka mbetur pa u bërë duke i tallur apo denuar ata që i shqetëson.

Mendimi i të tjerëve ushtron në këtë një presion që të hyjë në linjë të tufës dhe të shërbej, një paralajmërim për delet tjera të humbura.

Një fjalë e urtë japoneze thotë afërsisht si vijon: Mos u bëni gozhda që tejkaloni sepse do jeni i pari që do merrni një goditje çekiçi.

Frika nga opinioni publik formon një situatë ideale për masa për disiplinimin e tyre dhe që të ecin drejtë.

Secila nga delet do të bëhet qen mali i kopesë, sikur një i burgosur  që bën përpjekje për të ikur nga burgu por shoku i celules kërkon ta mbaj.

Para një situate të tillë ne do të  jemi të gjithë dakord që të burgosurit janë të çmendur.

Njerëzit veprojnë në atë mënyrë ndaj njëri-tjetrit, duke kërkuar nga të gjithë të sillen në përputhje me standardet që i binden verbërisht të gjithë.

Ky është një shembull i fashizmit psikologjik!

Një polic i të menduarit konformist është vendosur në çdo shtëpi.

Fryma e këtyre punonjësve të papaguar është aq mirë e kushtëzuar saqë  ata nuk e dinë funksionin e  tyre.

“Unë veproj në interes të fëmijëve të mi “,  i ndëgjon ata duke thënë.

Megjithatë, ata vetëm bëjnë vetëm atë që ata janë programuar për të besuar si të tillë, si dhe besojnë se vetëm ata kanë të drejtë … ”
Burimi: David Icke/standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here