Ku po shkon ekonomia? Basha ja numëron një më një Ramës dhe Ahmetajt: Gjeni vrimë e futuni

0
265

Në ditën e 20 Basha ripërsëriti qëndrimin e tij duke i bërë thirrje çdo biznesmeni që të regjistrojë emrat e të gjithë atyre që zyrtarëve që abuzojnë me ta, të cilët do të përfundojnë pas hekurave kur ai të vijë në pushtet. Nga ‘çadra e lirisë’ atje ku opozita proteston që prej 18 shkurtit, Basha denoncoi sulmin sipas tij që po bëhet këto ditë nga qeveria “Rama” ndaj biznesit, me gjoba dhe inspektime të njëpasnjëshme.

“Nga e hënë e kësaj jave biznesi po pëson një masakër, terror të vërtetë, Rama, Ahmetaj dhe këta kryebashkiakë të papërgjegjshëm. Kjo qeveri vjedh paratë e taksve të shqiptarëve dhe u janë vërsulur bizneseve të vogla. Me gjoba, inspektime pas inspektimeve, këtë e dinë të gjithë. Duhet të hiqet kjo censurë, dhe media duhet të pasqyrojë dramën e këtyre bizneseve. Ato janë 5 ditë nën hyxhymin e Ramës. As herë dështojnë me mbledhjen e taksave, pasi fusin paratë e taksa-paguesve të tyre, se bizneset falimentojnë, ata kanë vetëm një avaz. Sa herë që dështojnë me planin, Republika e vjetër ka vetëm një avaz; ti përvishet biznesit të vogël që mezi qëndron në këmbë nga barra e shumëfishuar. Mbrëmë ju kamë dhënë një paralajmërim dhe sot dua ta përsëris nga ky shesh i lirisë dhe i së vërtetës; mbajuani shënim emrat dhe mbiemrat, republika e re do ti vërë para ligjit Nuk do t’ju shpëtoni forcës së hekurt te ligjit të gjithë ju që terrorizoni biznesin, Republika e vjetër po vjen. Gjeni vrimën e miut. Hajdutet e veshur me pushtet nga i pari tek i fundit, ta harrojnë se do shpëtojnë, pro do marrin atë që meritojnë. Askush nga nëpunësit e shteti mos t’i binden urdhrit të Ramës, në këtë grahmë të fundit të republikës që po ‘vdes’, Mos ju bindni republikës së paligjshme, n ë të kundërt do përfundoni pas hekurave. Shqiptarë dhe shqiptare, ngihuni dhe bashkojuni rezistencës. Biznese rezistoni, dhe regjistroni çdo emër të çdo zuzari të veshur me pushtet. Do përgjegjësi një për një para ligjit të republikës së re.”, tha Basha.
vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here