Ermal Meta nuk ndalet, arrin një tjetër super sukses në Itali

0

Fama e këngëtarit shqiptar Ermal Meta nuk ndalet vetëm në Sanremo. Por ky vit ka plot surpriza për 36-vjeçarin.

Meta do te jëtë pjesë e jurisë e cila do të gjykojë konkurentët e emisionit të famshëm ‘Amici’ drejtuar nga Maria de Filipi.

Një emision kushtuar talenteve të reja në këngë dhe në baletë. Ermal Meta do të jetë pjesë e netëve finale si profesionistë i cili do të gjykojë të rinjtë.

‘Amici’ nuk është një emision i panjohur në Shqipëri pasi në të kanë marrë pjesë edhe balerinë si Ambeta Toromani, Kledi Kadiu i cili tashmë është mësues në serial e plot shqiptarë të tjerë të cilët kanë shkëlqyer me talentin e tyre.

Por ky është viti i këngëtarit Meta i cili në festivalin e këngës në Sanremo rrëmbeu plot çmime.Ndërsa kënga e tij “ Vietato morire” u shndërrua në hit.

Lini nje pergjigje