Duka ç’regjistron partinë e tij nga KQZ dhe i bën ftesë publike Ilir Metës

0
835

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i është bashkuar vendimit të Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje pa një qeveri teknike.

Duka ka thënë për News24 se kishte firmosur shkresë për ç’regjistrimin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Po ashtu kreu i PAA i bën ftesë kreut të LSI, Ilir Meta të marrë një vendim për vijimin e aleancës dhe të përgjigjet me veprime.

“Takimi i koalicionit u bë për rrugën që kemi nisur dhe që duam ta çojmë deri në fund. Nuk do të hyjmë në zgjedhje pa qeveri teknike. Meta është i pavendosur në vijimin e aleancës, duhet të marrë një vendim dhe të përgjigjet me veprime. Sapo firmosa shkresën për çrregjistrim nga KQZ, është vullneti i qytetarëve për zgjedhje të ndershme ” u shpreh Duka.

Ndërkohë, vetëm pak më parë kreu i LZHK, Dashamir Shehi konfirmoi po ashtu se partia e tij do t’i bashkohet nismës së PD-së dhe nuk do të hyjë në zgjedhje.

“Ky është hapi i mëtejshëm i kësaj beteje, kësaj rezistence. Këtu nuk ka asgjë ë re. Nëse nuk bëhen zgjedhje të lira, nuk kemi pse të hymë në zgjedhje. Kush ka menduar se kjo është lojë, duhet ta kuptojë se kjo nuk është lojë fare. Dhuna në këtë vend vërshon nga të gjitha anët, kështu që nuk mund të ketë kështu zgjedhje të lira. Gjithmonë ka pasur në Shqipëri pupacë, persona pa vlerë që i shërbejnë për ca kohë pushtetit. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se ky është reagimi i fundit. Ne kemi plan të qëndrojnë në funksion të ndryshimit të gjendjes. Ky nuk është vendim vetëm i Bashës, u mor në mënyrë kolegjiale. Themi se ka ardhur dita për të reaguar në mënyrë aktive”, tha Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here