Skandali në fshatin SOS, të tjera detaje nga ngacmimi seksual ndaj 9-vjeçares

0
199

Rasti i ngacmimit seksual të një vajze 9-vjeçare në fshatin SOS nga dy djem 15 dhe 16-vjeçarë u publikua mbrëmjen e së martës në emisionin “STOP”. Sot reagimi i këtij fshati ka qenë i zbehtë, ndërsa nga institucionet askush nuk e merr përsipër kompetencën e kontrollit. Në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe në Ministrinë e Mirëqenies Sociale thonë se nuk kanë asnjë kompetencë kontrolli ndaj fshatit SOS. Çështja po hetohet nga prokurori Arben Allajbeu.

 

Ndërkohë xhaxhai biologjik i njërit prej djemve, që kanë kryer aktin, në një intervistë për emisionin “STOP” kërkon që ai të mos hiqet nga fshati SOS, pasi mamaja është në kushte të paqëndrueshme të shëndetit mendor.

“Fshati SOS mua për këtë incident nuk më ka njoftuar fare. Unë e kam marrë vesh kur më ra në dorë deklarata noteriale dhe jam befasuar”.

xhaxhai i djemve ne SOS

Çfarë thotë kjo deklaratë?
Deklarata thotë që sikur e ëma e këtyre dy binjakëve ka përshkruar kushtet e jetesës, rri në një shtëpi me qira, është e punësuar dhe në këto kushte është në gjendje t’i mbajë fëmijët. Por kjo gjë ka qenë e imponuar nga punonjëset e fshatit SOS.

Pse?
Sepse e vërteta është ndryshe. Po të ballafaqohesh me të ëmën, ajo thotë që unë nuk kam marrë vesh asgjë për çfarë më kanë pyetur dhe më kanë thënë ato se çfarë të them në këtë deklaratë dhe ka firmosur pa dijeni fare.

Çfarë date mban kjo kontratë?
Kontrata mban datën 3 mars dhe aq më keq sepse kjo nuk ka lekë të paguajë kontratën. Lekët e kontratës tek noterja ia ka paguar institucioni përkatës, pra punonjëset e fshatit SOS. /TV Klan/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here