“Humbja” e 1300 konteniereve/ Zbardhet faksimilja, vendimi i fshehtë i qeverisë për importin e lëndëve kimike

3

Skandali i pa zbardhur ende i zhdukjes së 1300 konteniereve me mbetje po vjen duke u thelluar.

Loading...

Para disa ditësh mediat italiane kanë shkruar për skandalin e groposjes së mijëra tonelatave me mbetje të rrezikshme në Shqipëri.

Në Shqipëri pas një protestë masive nga shoqëria civile dhe nga shqiptarë nga i gjithë vendi ky import mbetjesh u bllokua nga Kuvendi por që me sa duket Rama e ka bërë në fshehtësi miratimin e importit të këtyre lëndëve kimike të rrezikshme.

Ai sipas fletores zyrtare  ka firmosur një vendim qeverie, pikërisht për “Lëndët e rrezikshme kimike”, duke dhënë kështu ligjshmëri për importin dhe kalimin e tyre transit në vendin tonë. Si shumë VKM të tjera, edhe kjo që është firmosur në fund të muajit Shtator të vitit 2016 (periudhë që përkon me dyshimet e zhdukjes së kotenierëve shumë të përfolur) është marrë pa diskutime dhe pa praninë e gjithë ministrave në mbledhje.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me firmën e kryeministrit Edi Rama, për tranzitin e mbetjeve radioaktive.

Bëhet fjalë për VKM e datës 21 Shtator të vitit 2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Materiali i firmosur nga kryeministri Rama është tejet i gjatë ku vihet mes kapitujsh e pikash, konventash ndërkombëtare etj. Por ajo që mund të lexohet qartë është, se vendi ynë për herë të parë lejon importin dhe eksportin e  lëndëve dhe  mbetjeve të rrezikshme të të gjitha llojeve.

Gjithashtu në këtë vendim qeverie, i hapet rrugë edhe kthimit të vendit tonë si vend transit, për këto lëndë të rrezikshme. Pikërisht me “lojën e transitit”, mediat italiane kanë ngritur ditët e fundit dyshime dhe akuza, se Ekomafia italiane ka groposur në vendin tonë gjatë fundvitit të shkuar më shumë se 1300 kontenierë të mbushur me lëndë të rrezikshme kimike.

Në këtë vendim, hartuesit janë kujdesur që për një pjesë të mirë të operacioneve import-eksport të dhjetëra lëndëve të rrezikshme kimike dhe radioaktive të rruhet fshehtësia e plotë nga publiku, media dhe shoqatat ambientaliste të interesuara. Kështu në kreun X të kësaj VKM-je, pika 2, shkruhet; “Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar mbron informacionin konfidencial, që merr nga një palë apo shtet tjetër, siç është rënë, reciprocikisht, dakord”.

Mbetet për tu parë nëse kjo VKM e firmosur nga Kryeministri në fshehtësi ka lidhje me raportimet e medieve italia për zhdukjen e 1300 kontenirerëve me mbetjet e rrezikshme.

 

 

Loading...

3 Komente

  1. Këta kriminelë perversa nuk ndalen para asgjëje. Nuk e kalon dot nga dera në parlament dhe e fut nga dritarja me VKM paçavure anti kushtetuese,anti kombëtare,anti njerëzore, mafjoze.Ku ka veting apo zgjedhje të ndershme etj etj para kësaj mënxyre. Ashiqare që marrveshja me mafjet e plehrave është akorduar kohë më parë se sa propozimi i ligjit Shalësi për plehrat.I plasi në dorë se nuk pranoi parlamenti dhe perversi ja bëri dermanin me shpikje të ndyra mafjoze që askush nuk ka pas guxim as ti imagjinojë këto marifete. O popull, na kanë helmuar atdheun ku do jetojnë brezat, përfundimisht.Ata me paret e vjedhura nga shitja e Shqipërisë do jetojnë me fëmijët e tyre në antipodet e globit,në Zelandë e Australi. Çfarë pret o pipëll, o djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri.

  2. Mbetet për tu parë nëse kjo VKM e firmosur nga Kryeministri në fshehtësi ka lidhje me raportimet e medieve italia për zhdukjen e 1300 kontenirerëve me mbetjet e rrezikshme.
    ——
    Po shikoje ore gazetaruc para se te flasesh broçkulla!?

Leave a Reply to Daj Jaku Anulo pergjigje