Festimet e 7-marsit “shpërngulen” në Call Centër, furrë buke dhe supermarkete

0

Nga Endia Vërça

“Nuk më kanë kthyer një përgjigje… më kanë përplasur dyer në fytyrë dhe më kanë thënë me gojën plotë “ ose mikë ose lekë”, për të ushtruar edhe unë profesionin”

Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Në ditën e 7-marsit mësuesit shpërblehen me urime, dhurata dhe dekorata nga më të ndryshimet në bazë të kontributet që ata kanë dhënë në arsim, çfarëdo kategori t’i përkasin. Mirëpo jo të gjithë ata që diplomohen për mësuesi edhe pse të aftë dhe performant në rezultatet, mund ta ushtrojnë rolin e arsimtarit në vendin tonë. Dhe kjo ndodh për një mijë arsye, të cilat justifikohen por asnjëherë nuk ka zgjidhje për to. Emarlinda Llapaj, është një nga ato rastet ku më shumë se kush do e vuan këtë ditë të shenjtë me festimet tradicionale të mësuesit, sepse kanë kaluar vite dhe akoma nuk e ka provuar ndjenjën e mësimdhënies. Në një intervistë për gazetën “Standard”, Emarlinda pranon me keqardhje që ndoshta dita kur ajo do ta ushtroj profesionin e saj do të jetë shumë e largët ose ndoshta asnjëherë.

Emalrilnda, më flisni pak për kualifikimet tuaj?

Kam mbaruar studimet bachelor për Gjuhë-Letërsi, me mesare 9.3 më pas masterin  e kam mbaruar për Gjuhë Shqipe, të dyja në Fakultetit e Histori-Filologjisë. Në masterin e shkencave e mbrojta diplomën me notën 10, ndërsa mesatarja e dy viteve 9.5. Pas studimeve master bëra stazhin në qytetin e Burrelit, sepse nga i vend vijë. Eca me idenë se nëse bëja stazhin atje, mundësitë për punësim do të ishin edhe më të larta. Pasi mbarova stazhin prej një vit e gjashtë muaji, nisa “luftën”, për ta kthyer sakrificën në shpërblim. Por në këtë vend, nuk ka vlerë asgjë, diplomës ti pimë lëngun dhe profesionit po ashtu

Sa vite keni që keni mbaruar  studimet dhe me çfarë jeni marrë pas studimeve?

Ky është viti i tretë që unë kam mbaruar edhe stazhin. Normalisht që profesionin e arsimtares nuk e kam ushtruar asnjëherë, kjo mbetet një nga ëndrrat e mija më të mëdha.  Për momentin unë punoj shitëse në një dyqan këtu në Tiranë, gjatë paradites, ndërsa gjatë pasdites  punoj operatore në një “call center”.  Ashtu si gjithë rinia shqiptare. Ekseperincat e mija në profesion janë vetëm stazhi. Në këtë mënyrë puna ime e vetme deri më tani ka qenë shitëse ose në dyqan ose nëpërmjet telefonit.

 Sa keni kërkuar për një vend pune si arsimtare?

Të tregoj diçka që mua më mbajti me shpresa deri në momentin e fundit. Kur nisa studimet për Gjuhë-Letërsi, një person i cili punon në bashkin e Burrelit më premtoj, që të mësoja sepse pas studimeve bachelor unë do të gjeja një vend pune, qoftë edhe në një shkollë fillore. Pasi i mbarova këto studime, më kërkuan dhe masterin i specifikuar shkencor, ku vetëm shpenzimet shkuan gati 4 milion të vjetra për dy vite. Sepse kriteret për tu punësuar në një shkollë mësuese ishte edhe përfundimet e masterit. Edhe  pse shumë kolegë të mi, nuk e kanë mbaruar dhe janë në një vend pune. Pasi mbarova masterin kërkova sërish dhe më kërkuan që të përfundoja dhe stazhin, në mënyrë që të isha me kualifikimet e duhura. E mbarova edhe stazhin dhe sërish kërkova për një vend pune dhe si për dreq asgjë. U bënë tre vite që kam çuar cv-në Zyrën e Punësimit e cila hapet për çdo vit dhe deri më tani asgjë. Ka pasur raste që  kam shkuar personalisht duke dhënë intervista pune në shkolla të cilat kanë nevojë për staf dhe nuk më kanë marrë.

Kush është arsyeja që nuk ju kanë marrë, ose si është përgjigjur institucioni përkatës kërkesës suaj?

(Qesh në mënyrë ironike) Arsyeja? Po ku ka arsye në këtë vend? Këtu karakteret e forta thyhen gjatë rrugës, i forti me inteligjencë, thyhet nga ai i cili i ka shpatullat e ngrohta nga shoku drejtorë.  Nuk më kanë kthyer një përgjigje… më kanë përplasur dyer në këtë fytyrë dhe më kanë thënë me gojën plotë “ ose mikë ose lekë”. Fatkeqësisht unë nuk e kam as njërën e as tjetrën. Shpesh bëj monolog me veten time dhe them “ Po i paguaj 5 milion lekë për një mësuese gjimnazi…do ti bëj këto lekë për dy apo tre vite. Por këtu asgjë nuk është e sigurt, hiqesh nga puna sa hape e mbyllë sytë, çdo gjë funksionon me besimin politikë. Duhet të kesh ose një mikë politikanë që të siguroj një vend pune, ose një grusht të mirë me lekë.

Si e shikoni arsimin shqiptarë në vitet e fundit?

Një dështim në të gjitha dimensionet. Nëse do ta nis nga cilësia  për të përfunduar tek pagesat, e gjithë kjo është një katastrofë në arsimin shqiptarë. Presupozhet që mësimdhënia është baza për të pasur fëmijë të shëndetshëm dhe një të ardhme te edukuar. Por fatkeqësisht në vendin tonë nuk është kështu. Këtu çdo gjë funksionon në të kundërt.

Çfarë ndjenje ju dha dita e 7 marsit? Fakti që juve akoma nuk u është dhënë mundësia për ta festuar këtë ditë të shenjtë për profesionin që jeni diplomuar?

Një dëshirë të madhe që dhe unë një ditë të kem nxënësit e mi dhe tu përcjell dijen që ata kanë aq shumë nevojë. Një dëshirë e madhe që një dit me lule në duar dhe mirënjohjen në sy, ata të më falënderojnë për kontributin që unë dëshiroj të jap tek brezat e rijnë. Kjo është një festë e pa çmushme, por fatkeqësisht ndiqen politika të tilla, ku pas çdo ndjenje pozitive dhe dëshirës për të bërë mirë, ka një çmimi. Mua ma kanë vendosur çmimin, nëse dua të behëm një zysh, ashtu siç unë ëndërroj, çmimi im, për të festuar këtë ditë është ose miku ose leku. Derisa ti siguroj, do përpiqem ta praktikoj profesionin tek fëmijët e mijë sapo të më vijnë në jetë.

Lini nje pergjigje