E pa besueshme/ Mjekja: Dëshironi flokë të shëndetshëm, hidhini shampos këtë përbërës

0

Të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm për trupin, por ja që paska një anë të mirë të tij. Një eksperte e estetikës thotë se sheqeri mund të bëjë mrekulli për flokët tuaj.

Loading...

Dr. Francesca Fusco, dermatologe tek klinika “Wexler Dermatology” në SHBA, sugjeron që të shtoni sheqer në shampo në mënyrë që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të fortë, shkruan standard.al. Në një intervistë të dhënë për Marie Claire, ajo shpjegon se shtimi i një luge gjelle sheqer në shampo rregullisht heq qelizat e vdekura nga skalpi i kokës dhe e pastron atë me kujdes.

“Duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës, hiqen të gjitha papastërtitë dhe lëkura bëhet më e pastër dhe më e butë, në të njëjtën kohë”, shpjegon ajo.

3C6E290F00000578-4148378-image-m-18_1485187522293

Ekspertja rekomandon që ta përdorni sheqerin në çdo 4 larje, në mënyrë që të shmangni shtresëzimin e tepërt (heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës), shkruan standrd.al. Duke folur për Daily Mail, stilisti i flokëve Hiro Miyoshi, pronar i sallonit të bukurisë Hiro Miyoshi Hair & Beauty, tregon: “Skalpi i kokës është po aq i rëndësishëm sa flokët; mos edhe më shumë”.

“Nëse ai neglizhohet,  mund të pengojë daljen e flokëve të reja”.

“Duke shtuar një lugë gjelle sheqer, pastroni me kujdes skalpin ndërsa e lani me shampo, dhe hiqni çdo qelizë të vdekur të lëkurës ose papastërti. Në këtë mënyrë flokët bëhen më të shëndetshme dhe të payndyrshme”.

 

Loading...

Lini nje pergjigje