Dhuna e gazetarit/ Patozi: Më shumë se dhuna ndaj tij më dhëmb …

0
329

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka dënuar dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo që u godit sot nga dy persona në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Në një status në Facebook, Patozi thotë se gjëja më e trishtë është guximi i autorëve për ta dhunuar në mes të ditës në mes të kryeqytetit.

Statusi në Facebook i deputetit të PD-së, Astrit Patozi:

REAGIM PËR GODITJEN E GAZETARIT ELVI FUNDO

Më shumë se dhuna barbare ndaj një gazetari kritik, më dhemb guximi i agresorëve për të sulmuar në mes te ditës dhe në mes të Tiranës. Por, sidomos, bindja e porositësve se janë të paprekshëm dhe se drejtësia nuk do të mbërrijë kurrë tek ata (ashtu sic, në fakt, ka ndodhur deri më sot).

Besimi i tyre se janë zotër të Republikës, përvecse acarues, është një arsye më shumë për të menduar se vetëm një shkundje e fortë do ta shpëtojë këtë vend nga pushteti i banditëve, që ka marrë permasa të frikshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here