Arsyet pse duhet të kemi një mace në shtëpi

0

Kohët e fundit po shtohet gjithnjë e më tepër prania e një kafshe shtëpiake. Vetmia është një nga shkaqet kryesore por që, nga ana tjetër, nëse nuk jeni alergjik, ka edhe disa të mira të tjera nëse vendosni të merrni një mace…
• Macet ulin nivelin e stresit. Studimet tregojnë se njerëzit që kanë një mace në shtëpi janë më të qetë. Ata që mbajnë qen, renditen në vendin e dytë, ndërkohë që më të stresuar janë njerëzit të cilët nuk mbajnë asnjë lloj kafshe. Kafshët shtëpiake na dhurojnë qetësi dhe na bëjnë më të ndjeshëm.
• Studimet janë thelluar dhe kanë mbërritur në përgjigjen se edhe fëmijët me autizëm, ndihen më të qetë, kur përkëdhelin një kafshë të tillë.
• Macet mund të zvogëlojë me 40% probabilitetin e prekjes nga infarkti. Shkencëtarët nga Universiteti i Minesotës, shpjegojnë se prania e një maceje në shtëpi mund të jetë e dobishme për mirëfunksionimin e zemrës. Në hulumtimet e tyre zbuluan se, njerëzit që nuk mbajnë mace, janë më të prirur për të pësuar një infarkt. Cila është arsyeja? Shpjegimi më i arsyeshëm është se macet ulin ndjeshëm nivelin e stresit dhe ankthit, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Loading...

Lini nje pergjigje