Aleati i Shqipërisë, kërkesë në BE për të dënuar Edi Ramën: Ndërhyri në Maqedoni

0
290

Aleati ynë në NATO, Hungaria ka mbajtur një qëndrim jo shumë dashamirës nga faktorit shqiptar në rajon, kur premtoi se do të kërkojë nga Bashkimi Europian të dënojë “ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama” në punët e brendshme të Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto (i cili ka qenë pak kohë më parë edhe në vizitë zyrtare në Tiranë, shih foton më lart) deklaroi se Hungaria do të kërkojë nga vendet e tjera të BE-së që të dënojnë “platformën shqiptare” për krijimin e një qeverie të re në Maqedoni.

Kreu i diplomacisë hungareze do ta mbajë këtë qëndrim gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel. Agjencia në gjuhën maqedonase “Mia” njoftoi gjithashtu se ministrat e Jashtëm austriak dhe grek, Sebastian Kurz dhe Nikos Kotzias janë të gatshëm ta dënojnë publikisht atë që nga Shkupi zyrtar po quhet “Platforma e Tiranës”.

Në fakt, ministri i Jashtëm austriak e shpalli hapur mbështetjen e tij për Nikolla Gruevskin kur pranoi të bënte fushatë elektorale për kryeministrin maqedonas vetëm pak orë para ditës së votimit.

Ajo që quhet “platforma e Tiranës”, sipas Gruevskit është bashkimi i partive shqiptare për të mbështetur Zoran Zaev, sipas udhëzimeve konkrete të Tiranës zyrtare.

“Në zgjedhjet e kaluara qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në e jo për platformën e Tiranës. Është e palejueshme që platformë e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës”, u tha në një deklaratë nga VMRO-DPMNE. /GSH.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here