Si ta përmirësoni lidhjen tuaj brenda 60 sekondave

0
279

Bela Handhi, trajnere e njohur personale dhe themeluese e një shërbimi për takime përmes internetit, ka zbuluar sekretin se si ta përmirësoni çdo lidhje brenda 60 sekondave.

Siç duket, kjo gjë është më e gjë se ç’kemi imagjinuar, transmeton Telegrafi.

Dhurojani partnerit një përqafim 60-sekondësh

Përqafimi i dikujt që e dashuroni jua rrit nivelet trupore të oksitoksinës dhe dopaminës – hormone të cilat janë përgjegjëse për ndjenjat e kënaqësisë. Pra, përqafojeni të dashurin sepse do të ndjeheni sikurse jeni mbështjellë me një batanije të ngrohtë, ndërsa ajo ndjenjë do t’ju përcjellë gjatë tërë ditës.

Dërgojani një mesazh romantik partnerit

Dërgojani një mesazh duke i treguar se e vlerësoni apo e dashuroni. Gjithashtu, partnerit edhe mund t’ia rikujtoni disa nga momentet e bukura të së kaluarës të cilat i keni së bashku.

Mesazhi i tillë do ta mbushë me energji partnerin tuaj brenda pak momenteve.

Para se ta takoni partnerin, ndaluni në dyqan…

Ndaluni në dyqan dhe blijani partnerit pijen, desertin apo ushqimin e preferuar. Gjeste të tilla janë tejet të rëndësishme në lidhje romantike, pasi që njerëzve u pëlqen kur dikush kujdeset për ta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here