Standard.al

Shtesat/ Pallatet në Tiranë ndryshojnë çdo ditë, çdo mëngjes u shtohet nga një kat pa leje

0

 

 Shqipëria është një nga vendet që cilësohet si më informal. Shpesh janë bërë ligje për formalizime,por përsëri nuk ka ndryshuar asgjë. Ndërtimi është një nga çështjet më të ndërlikuara në Shqipëri, pasi shumë godina janë jashtë çdo standardi. Në çdo qytet sipas ekspertëve të ndryshëm janë bërë maskara urbanistike, në lejet e pallateve dhe me mos ndërhyrjet për të prishur ndërtime të cilat kanë qenë jashtë çdo norme ligjore. Ndërtimet janë kryer në zona të mbrojtura dhe në zona të cilat kishin rrezikshmëri të lartë për përmbytje pasi janë ndërtuar edhe në brigjet e lumenjve. Tiranë dukë qenë dhe qyteti më i madh ka pasur problemet më të mëdha më ndërtimet.

Në shumë zona të Tiranë me sy të lirë shikon ndërtime të cilat duken që janë të jashtë ligjshme. Në lagjen e quajtur “Selvia” Njësia Administrative 8, mund të shikosh shtesa pallatesh jashtë çdo lloj kriteri. Këtë fenomen e kemi trajtuar edhe disa muaj më parë, por nuk ka pasur asnjë zgjidhje nga institucionet përkatëse. Në bllokun e pallateve të vjetra në rrugën “4 Dëshmorët”, janë disa pallate të cilat kanë edhe nga një kat të shtuar, kohët e fundit. Punimet të cilat janë të pambaruar tregojnë që këto kate janë të ndërtuara kohët e fundit. Nuk është vetëm një pallat i cili ka një kat të shtuar vitet e fundit, por janë shumë. Është njësoj si shprehja: “Shikon rrushi rrushin dhe piqet”, edhe në këtë rast: “Shikon pallati pallatin dhe shton ndonjë kat pa leje”.

Për këtë gjë kemi pyetur banoret e lagjes dhe na kanë treguar që janë ndërtuar vitet e fundit, por nuk dinë se si i kanë marrë lejet. Përveç kateve shtesë këto pallate kanë edhe dhoma shtesë, pasi ballkone janë bërë si dhoma dhe hapsish mes pallateve është bë ballkon. Këto godina kanë ngushtuar hapësirat mes njëra tjerave dhe krijojnë probleme  nga më të ndryshmet.  Po e sjellim edhe njëherë në vëmendjen e publikut këtë çështje, pasi problemi është shumë i madh, dhe duhet të marrë një zgjidhje të menjëhershme. Këto shtesa përveç se shëmtojnë pamjen e qytetit, i heqin mundësi banorëve në katet e fundit të shohin rrezet e diellit. Prandaj i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të shikojnë gjendjen që ndodhen këto pallate, ku nga 6 janë bërë të gjitha shtatëkatëshe, dhe hapësira e cila ka qenë e konsiderueshme nga një pallat në tjetrin është ngushtuar tmerrësisht shumë. Por kulmi ka arritur,  përsëri në këtë zonë, ku në një hapësirë mes dy pallateve është ndërtuar një tjetër pallat më të njëjtat përmasa me dy të parët, i cili sipas banorëve është ndërtuar kohët e fundit dhe nuk ka një leje./A.B/Gazeta Standard

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.