Sherri me thika për një femër, kapet një nga autorët e plagosjes së dy të rinjve

0
131

Arrestohet një nga autorët e dyshuar për plagosjen e dy të rinjve dje në afërsi të Parlamentit, ndërsa një 19-vjeçar është shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga policia e Tiranës pohuan për ‘BalkanWeb’ se në pranga ra 17-vjeçari me inicialet E.N., ndërsa po punohet për kapjen e të riut me iniciale D. D.

Ditën e djeshme, pas një konflikti banal, pas të cilit dyshohet se fshihet një femër, dy të rinj janë përleshur me thika dhe kaçavida me dy bashkëmoshatarë të tjerë, e për pasojë mbetën të plagosur shtetasit me inicialet A. S., 18 vjeç dhe E. E., 20 vjeç. Këta dy të fundit fill pas ngjarjes u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:20 në rrugën “Murat Toptani” ku 4 të rinjtë janë konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe më pas kanë nxjerrë thikat. Për pasojë mbetën të plagosur 18-vjeçari me iniciale A. S., dhe shoku i tij me inicialet E. E.

Gazetarja Dorjana Bezat tha dje për “BalkanWeb” se motivi i sherrit ka qenë një femër, për të cilën kanë ‘luftuar’ dy prej tyre, ndërsa dy të tjerët kanë qenë miq.

Mësohet se sherri ka nisur fillimisht në “Facebook” për arsye xhelozie dhe më pas të rinjtë kanë lënë një takim për t’u sqaruar, por që në gjaknxehtësi e sipër kanë nxjerrë armët e ftohta dhe janë përleshur. Vajza, që u bë ‘molla e sherrit’ dyshohet se kishte lidhje me të dy të rinjtë që janë përleshur me thika, por nuk dihet identiteti i saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here