Senatori italian i bashkohet protestës: Kjo tendë është zëri i popullit shqiptar

0
187

Senatori italian Mario Mauro  iu bashkua ditën e sotme çadrës së Partisë Demokratike, duke shprehu mbështetjen për kauzën e opozitës.

“Ja pse jemi në këtë tendë. Ja pse jemi në këtë çadër. Kjo tendë është zëri i popullit shqiptar. Dhe është ky popull që do të çojë Shqipërinë në Fitore,”  tha Mauro.

“Pse e them që ju po mbroni demokracinë dhe lirinë? Shteti ka për detyrë të mbrojë lirinë e qytetarëve të vet. Shteti është mbrojtësi i jetës së njerëzve jo padroni i tyre, jo pronari i tyre. Dua të kujtoni diçka. Në 1989 ra sistemi sovjetik, të gjitha partitë komuniste në Europë ndryshuan emrin e tyre. Të gjitha partitë ish komuniste të Europës u bënë socialiste. Janë njëkohësisht të bërë të gjithë gjasme europianistë. Ne jemi këtu për t’i thënë njerëzve, çfarë është Europa e vërtetë. Europa e vërtetë është historia dhe dashuria e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Europa ka nevojë për Shqipërinë”, tha Mauro.

“Dua të kujtoni 130 vitet e mëparshme të shkollës së parë shqiptare. Çdo të thotë të arsimohesh? Të arsimohesh do të thotë të bësh dallimin midis të mirës dhe të keqes. Cila është ajo qeveri që nuk arsimon, qeveri që nuk lufton drogën? Cila ajo qeveri që kërkon të ndihmojë arsimin e brezave dhe nuk lufton kriminalitetin? Cila është ajo qeveri që mund të bëjë që Shqipëria të hyjë në Europë dhe nuk është e aftë të mbrojë këto vlera? Ua them unë se kush qeveri është e aftë ti bëjë këto. Qeveria e Lulzim Bashës” u shpreh senatori italian.

Nga ana e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se “Republika e Vjetër” po jep shpirt dhe kjo kuptohet nga zëri i kryeministrit.

“Grahma dhe gulçe, i dëgjoni në zërin që dridhet të kryeministrit të Republikës së Vjetër” u shpreh Basha.

Duke folur në emër të asaj që e quan Republika e Re, Basha bëri edhe një premtim, që në krye të vendit të zgjidhen të shkolluarit dhe jo të inkriminuarit

“Në Republikën e re që po ngrihet nga ky shesh ka një premtim, modelin e dijes, sakrificën e 7 marsit. Më të mirët në krye të vendit, ky është modeli i Shqipërisë evropiane”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here