Rama shkatërroi call center-at, Italia shpejton për të sjellë në vend ndërmarrjet

0
422

–  Ndërkohë, Roma publikon oferta për dhjetëra mijëra vende pune në Itali

 

Ervin Kaduku

 

Qeveria italiane duket se e ka me ngut, sa i përket misionit për të risjellë “call center” në atdhe.

Nëpërmjet këtij plani, Roma zyrtare synon të krijojë 20 mijë vende të reja pune. Për këtë arsye. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Carlo Calenda ka vendosur të thërrasë në një takim aktorët kryesorë italianë që operojnë në sektor, kryesisht ndërmarrjet e sektorit të telekomunikacionit, energjisë, bankave, siguracioneve, televizionit me pagesë etj.

 

Të gjithë këtyre, me ftesë dhe kërkesë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik do t`iu kërkohet të firmosin një protokoll mirëkuptimi, nëpërmjet të cilit angazhohen të zhvillojnë 100% të aktivitetit të tyre brenda vendit. Kjo gjë, do të garantojë që, 80% e volumit të telefonatave jashtë vendit, ose outsourcing, të bëhen në fakt nga Italia.

 

Vetë Ministria italiane e Zhvillimit Ekonomik e quan këtë një mision riatdhesimi. 6 muaj nga nënshkrimi i këtij protokolli, ndërmarrjet që aktualisht i kryejnë shërbimet e tyre call center jashtë vendit, dhe një pjesë e madhe prej tyre në Shqipëri, angazhohen të kryejnë një sërë detyrash.

Më e rëndësishmja është ajo që brenda 6 muajsh duhet të rikthehen në Itali, në masën 100% të gjitha shërbimet Call Center që janë të destinuara për tregun e brendshëm, si dhe 80% e atyre që i referohen tregut të jashtëm.  Kriteret e tjera përfshijnë; për të huajt që punojnë në call center, pajisjen me certifikatë gjuhe, të nivelit C1, kritere cilësie të telefonatave, etj.

Vetëm në Shqipëri vlerësohet se në sektorin call center punojnë rreth 25 mijë persona. Gjithsesi, këta 25 mijë persona nuk punojnë vetëm për ndërmarrje italiane. Roma zyrtare vlerëson se në vende si Shqipëria, Rumania, Kroacia, Tunizia dhe Maroku janë të punësuar 25 mijë persona në sektor, nga ndërmarrjet italiane. Protokolli i mirëkuptimit kërkon të fshijë 80% të tyre, me qëllimin për të risjellë 20 mijë vende pune në Itali.

 

Punësimi në Itali

 

Qeveria italiane miratoi këto ditë një lumë ofertash për të punësuar të huaj në atë vend. Thuajse të gjitha kuotat janë për punë sezonale dhe për të huajt që janë në Itali me leje qëndrimi. Kryesisht parashikon ardhje të reja për punë sezonale dhe konvertime lejeqëndrimesh. Nga teksti i dekretit të flukseve 2017, që pritet të botohet ditët e ardhshme në Gazetën Zyrtare, duket që nuk ka surpriza. Qeveria italiane vazhdon të mbajë kufijtë e mbyllur. Edhe nëse rimëkëmbja ekonomike do t’i japë frymë tregut të punës, do të përfitojnë të papunët italianë e të huaj që jetojnë tashmë në Itali, dhe jo imigrantë të tjerë të rinj. Në përgjithësi, dekreti vë në dispozicion 30.850 kuota, të ndara si në vijim: 17.000 hyrje për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik (2.000 nga këto u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare). Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje­Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë këtu si sezonalë gjatë viteve të shkuara.

 

Shifrat

 

500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin; 100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil; 2.400 hyrje për punonjës të pavarur Konvertime Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i: 5.750 lejeqëndrimeve për punë sezonale; 4.000 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional; 500 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane; Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të: 500 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional; 100 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane. Edhe këtë vit kërkesat e punësimit dhe të konvertimit të lejeve të qëndrimit do të paraqiten online.

Por më parë duhet pritur botimi në Gazetën Zyrtare të dekretit dhe udhëzimet e ministrive të Brendshme dhe të Punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here