Pse vdiq këngëtari George Michael? Dalin rezultatet e mjekësisë ligjore

0
259

Mjekësia ligjore nxjerr rezultatin dhe hedh poshtë të gjitha dyshimet, duke deklaruar se këngëtari i madh George Michael ka vdekur për shkaqe natyrore. Sipas rezultateve të mjekësisë ligjore zemra e tij ishte dobësuar shumë si dhe kishte dëmtuar mëlçinë.

“Kanë përfunduar hetimet për shkaqet e vdekjes së George Michael dhe raporti final ka dalë”- ka thënë Darren Salter, mjeku ligjor në Oxfordshire. “Si shkak i vdekjes janë konfirmuar shkaqet natyrore.”- përfundon ai.

Këngëtari i grupit Wham! u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Goring-on-Thames në ditën e Krishtlindjes, të vitit që lamë pas, në Oxfordshire, si pasojë e një ataku në zemër. Ai njihej edhe si përdorues droge, ndërsa fill pas vdekjes u ngritën dyshime të shumta.

Ylli i muzikës së viteve 80-të po ashtu ishte i hapur edhe për seksualitetin e tij. Ai ka pranuar të ketë pasur të dashur brazilianin Anselmo Feleppa, që vdiq në vitin 1993 nga HIV-i, ndërsa pak vite pas tij në 1997 ai humbi të ëmën Lesley. Vetë Michael do t’i komentont humbjet si një mallkim.

Këngëtarin e kanë ndjekur edhe disa skandale nga pas. Në vitin 1998 u arrestua në Beverly Hills për veprime të turpshme në një tualet publik, ndërsa në shkurt të 2006 ai u kap me drogë të klasit C. Në vitin 2010-të u burgos pasi përplasi me mjetin e tij Range Rover me një dyqan, nën efektin e drogës.
Michael, emri i vërtetë i të cilit ishte Georgios Kyriacos Panayiotou, lindi më 25 Qershor të 1963 në Londër. Ai numëron më shumë se 100 milionë disqe muzikore të shitura gjatë karrierës muzikore, por jeta e tij në vitet e fundit është shoqëruar shpesh me polemika për shkak të orjentimit të tij seksual.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë Ëake Me Up Before You Go Go (With Wham!) – 1984, Freedom (ëith Wham!) – 1984, Careless Whisper – 1984, I’m Your Man (With Wham!) – 1985, Last Christmas, etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here