Standard.al

Denoncimet/ Në Tiranë ndërtohet pa tabelë informuese, bashkia nuk jep informacion

0

 

“Vazhdojnë punimet te blloku i pallateve në rrugën “Mine Peza”, por mungon tabela informuese dhe nuk u jepen informacion banorëve se çfarë do të bëhet”

 

Javën e shkuar publikuam një rast ndërtimi,  i cili nga të dhënat që morëm dhe nga vëzhgimi në terren, linte mjaft vend për dyshime. Informacionet për këto punime ishin të pakta dhe nuk dihet se kush i bën, çfarë do të bëhet dhe për çfarë do të shërbejnë. Nga informacione që mundëm të merrnin, zbuluam se këto punime kishin lejen përkatëse, por nuk na u tha asgjë më shumë.  Këto ndërtime u denoncuam edhe nga opozita në këshillin bashkiak të Tiranës. “Banoret denoncojnë se ndërtimi qe po kryhet jo vetëm është pa leje zyrtare, por madje ka futur ne sherr policinë e shtetit me atë bashkiake.”, shkruante kreu i ta djathtëve në këshill, Leonard Olli.

 

Vëzhgimi për rastin

 

Duke parë këtë postim, por edhe duke ju referuar denoncimit të një prej banorëve të pallatit ngjitur me këtë shesh ndërtim, ne shkuam në vend ngjarje për të verifikuar. Nga vëzhgimi që bëmë në atë zonë rezultonte se në atë shesh ishin duke u hapur gropa, dhe e gjithë pjesa ishte e rrethuar. Edhe pse brenda saj ishte një traktor i cili ishte duke punuar, përsëri nuk kishte asnjë tabelë informuese, se çfarë do ndërtohej në atë zonë. Punimet po vazhdonin pa asnjë problem edhe pse banorët e zonës ishin të shqetësuar nga zhurmat dhe kishin kërkuar që këto punime të ndalonin. Gjatë bisedave më banorë të pallatit, na treguan se nuk kishin shumë informacion të shumtë, pasi çdo gjë po mbahej sekret.

Por një banor i cila na kërkoi që të qëndronte anonim për shkak se ishin kërcënuar më parë kur ata kishin dalë në protesta, na tregoi se në këtë vend pritet që të ketë ndërtesë të re. Banorja tha se do nisë një kërkesë për të marrë informacione në lidhje me këtë ndërtim në Bashkinë e Tiranës, e cila do të përmbaje të gjithë firmat e banorëve të cilët janë të shqetësuar për këtë ndërtim. “Ne që po ju shkruajmë jemi banorët e pallatit 222-224 rruga Mine Peza përballë shkollës Harry Fultz, bashkangjitur po iu çojmë kërkesën tonë për shqetësimin që kemi”. Kjo kërkesë është nisur në bashkinë e Tiranës që në datën 27 shkurt, dhe përmbante të gjitha firmat e banorëve të pallatit. Ne e disponojmë këtë kërkesë, në të cilën shprehen të gjitha shqetësime e tyre në lidhje më këtë ndërtim.  Sipas banorëve të këtij pallati është lajmëruar policia e shteti e cila është ndeshur disa herë dhe me policin bashkiake. “Është lajmëruar policia shumë herë. Por vijnë dhe ikin, shohin ca letra që kanë në dorë i marrin me vete dhe mbas 1 ore fillon puna prapë. Në çdo ndërtim vihet një tabelë ku është projekti, firma, licenca etj. Gojarisht pleqve i thonë jemi bashkia do bëjnë lulishte që nuk besoj, po të ishte Lali Eri do e bënte publike për ta përdor për publicitet. Disave që nuk e hanë sapunin për djathë i thonë një pjesë lulishte një pjesë lokal të bëhet lulishte. Janë të gjithë dakord por lokal jo”, na tregoi një prej banorëve të pallatit që kërkoi deri në fund që mbetej anonime.  Në letrën drejtuar bashkisë, këta banorë kërkojnë se cili po ndërton, çfarë do të bëhet. Do të jetë një lulishte apo një lokal (bar kafe) apo po projektohet të ngrihet një tjetër pallat.  Edhe pse kërkesa në bashkinë e Tiranës është nisur që në datën 27 shkurt ende banorët nuk kanë marrë informacionin  zyrtar. Bashkia e ka detyrim që të informoj këta banorë për  këtë ndërtim, pasi punimet po kryhen poshtë dritares së tyre dhe ata çdo ditë dëgjojnë zhurmën e traktorëve që punojnë pa pushim. Hapësira ku po ndërtohet ka qenë një hapësirë e përbashkët dhe banorët nuk kanë asnjë informacion zyrtar. Derisa të marrin një njoftim zyrtar këta banorë do të kënaqen me informacionet që jepen në rrugë konfidenciale nga punëtorët.

 

 

Shkeljet për rastin

 

Sipas informacioneve që arritëm të merrnim për këtë rast, rezultoi se për ndërtimet në atë zonë ekziston një leje, por ne nuk mundëm ta disponojmë. Deri këtu gjithçka duket në rregull, pasi dikush ka një leje dhe po ndërton. Por edhe në këtë rast janë thyer disa rregulla. Çdo ndërtim që bëhet me një leje të caktuar duhet të ketë një  tabelë e cila tregon disa detaje nga projekti. Në tabelë shënohet: investitori, projektuesi, nisja dhe përfundimi i punimeve, vlerën e punimeve, numrin e lejes dhe një fotokopje të kësaj leje më firmën e kryetarit të bashkisë. Në këtë rast,  asnjë nga këto pika nuk është respektuar, pasi kjo tabelë nuk ishte e afishuar në asnjë nga pjesët e punimeve. Bashkia e ka të detyruar që të njoftoëj subjektin që kërkon të ndërtojë dhe ta detyrojë atë që të të vendos këtë leje. Bashkia apo qeveria kur jep një leje, i cakton subjekit madhësinë e tabelës dhe të gjitha detajet në lidhje me të. Por në këtë rast institucioni përkatës që është bashkia ka shkelur këto rregulla pasi ka lejuar ndërtuesin, i cili ka një leje që të filloj punimet pa përmbushur të gjitha rregullat.

Urbanisti Gent Kaprata: Lejet e ndërtimit janë të paligjshme

 

Debatet për lejet e ndërtimit në Shqipëri kanë ngjallur gjithmonë debate, pasi shpesh janë dhënë leje abuzive dhe jashtë ligjit. Ka pasur raste kur janë dhënë leje për në zona të cilat  janë të mbrojtura. Një nga rastet është ndërtimi në Parkun e Liqenit, zonë e cila është e mbrojtur dhe nuk lejohen ndërtimet.  Kjo nuk është leja e vetme e dhënë nga Erion Veliaj e cila ka hasur në kundërshtime të mëdha nga shumë personazhe, pasi disa urbanistëve janë shprehur kundër. Një prej tyre është edhe Gent Kaprata, i cili është shprehur shumë skeptik në lidhje më lejet e dhëna nga Veliaj. I kontaktuar nga “Standard”, ai shpjegoi se të gjitha lejet që ka mbajnë firmën e Veliaj janë të paligjshme.  “Të gjitha lejet e ndërtimit: Këndi i lojërave te liqeni, stadiumi Qemal Stafa, sheshi Skënderbej, bulevardi i ri, e të gjitha punimet e tjera publike apo pallatet qe po ndërtohen janë me leje (nëse kane një formular qe e firmos vet Veliaj) të paligjshme. Sepse ligji detyron ‘pezullimin e zhvillimit’ (pra bllokimin e leje dhënieve  ndërtimore) për sa kohë zgjat procesi i hartimit dhe miratimit të Planit Urban. Edhe me tej, bashkia duhet të hartoj planet pjesore për zonat ku do japi leje ndërtimi, të cilat duhet të jenë në përputhje me përcaktimet, kushtëzimet dhe detyrimet e Planit. Lejet jepen vetëm në përputhje me planet pjesore”- ishte ky reagimi i Gapratës për Standard. Për pas ai shtopi se ligji nuk e lejon që të jepen këto leje pasi vendimi i mëparshëm nuk e lejon.  “Argumenti i parë është se vet ligji njeh një ‘instrument të veçantë zhvillimi’ që  quhet ‘pezullim zhvillimi’, i  cili bllokon lejedhënien për gjatë procesit te hartimit të Planit të Përgjithshëm”- përfundoi reagimin e tij urbanisti Gent Kaprata./A.B/ Gazeta Standard

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.