Berisha: Pas Aldo Bares, ja dy kriminelët e tjerë që do lirohen

0
362

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Aldo Bares, duke rikthyer procesin gjyqësor ndaj tij.

Në një status në Facebook, Berisha akuzon direkt Kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë duke ndikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që çoi në shfuqizimin e dënimit me burg përjetë.

Pas Aldo Bares, ish-Kryeministri thotë se radhën për t’u liruar nga burgu e kanë Zani Çaushi dhe Kostandin Xhuvani.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Lirimi vrasesit serial Aldo Bare, nje akt kriminal i pashembullt i kreut te banditokracise Edvin Kristaq Rames!
Duke perdorur vettingun si hanxhar, ashtu siç ishte paralajmeruar ai urdheroi gjykaten kushtetuese te heqe denimin perjete te kreut te bandes me te rrezikshme te Europes, bandes qe priste dhe loste futboll me koken e viktimes ne rruget e Lushnjes.

Edivin Kristaq Rama i hoqi denimin me jete Aldo Bares, kreut te bandes se Lushnjes si detyrim personal per shkak te lidhjeve te tij direkt me kete bande. Anetare kryesor te bandes se Lushnjes kane deshmuar para drejtesise Italiane lidhjen e tyre me Edvin Kristaq Ramen.

Prokuroria e Firences ka patur te administruara interceptimet e Enver Dondollakut, ne te cilat ai pohonte lidhjet e ngushta midis bandes dhe Edvin Kristaq Bares.

Pas ketij akti te shemtuar radhen e lirimit nga kryekrimineli Edvin Kristaq Bare e kane Zani Çaushi, Kostandin Xhuvani etj.
Lirimi nga denimi i perjete i Aldo Bares, vrasesit serial, pas lirimit te bandes Hajmarrja per Drejtesi deshmon shnderrimin prefundimisht te regjimit aktual ne Shqiperi ne banditokraci dhe vendit ne Banditistan.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/746677635493146/?type=3&permPage=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here