Basha në 7 mars: Sot arsimi po lëngon, Rama zgjedh të marrë turpin e Shqipërisë

0
188

Në ditën e mësuesit, kryedemokrati Lulzim Basha, nga sheshi i lirisë deklaroi se arsimi po kalon sot ditët më të vështira. Basha akuzoi kryeministrin Rama se i ka hapur rrugë emërimeve korruptive dhe i ka dhënë pushtet kriminelëve dhe trafikantëve.

“Sot në mbrëmje këtu në këtë shesh do kemi të ftuar mësuesit, pedagogët, studentë dhe nxënësit shqiptarë, në këtë moment kyç për vendin. Arsimi shqiptar po kalon ditë të vështira. Prapa fasadës dhe propagandës qeveritare, arsimi po lëngon, nga mungesa  e fondeve. Në katër vjet, asnjë shkollë e re nuk është ndërtuar. Asnjë premtim për shkolla të reja nuk është mbajtur. Në 4 vite qindra, mijëra mësues janë larguar nga puna. Jo për shkak të kritereve profesionalë por për ti hapur rrugë emërimeve korruptive. Mësuesve  i janë kërkuar favore seksuale nga pushtetarë të korruptuar dhe të degjeneruar. Në këto vite nuk ka rënë aq shumë poshtë figura e mësuesit dhe pedagogut sa sot.Në vend që të marrë studentët e ekselencës nga Sapianca apo Bolonja, zgjedhe të marrë turpin e Shqipërisë, kriminelët e dënuar për drogë në burgjet e Italisë, në burgjet e Belgjikës dhe i sjell i bën deputetë, kryetar bashkish, drejtor,” – u shpreh shefi i opozitës në ditën e 18 të qëndresë në çadrën e lirisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here