Antarktida fsheh një qytet antik nën akull? Ja zbulimi i papritur (foto)

0
494

Një strukturë gjigande është zbuluar në Antarktidë dhe po i lë pa fjalë shkencëtarët.

Teoritë konspirative këmbëngulin se imazhet e Google Earth provojnë që Poli i Jugut dikur ishte shtëpia e një qyteti antik. Ajo që duket si një ndërtesë misterioze në formë ovale është dalluar në imazhet satelitore.

Përmasat e saj spekulohet të jenë me një diametër diku tek 121 metra dhe supozohet që kjo ndërtesë të jetë e bërë nga dora e njeriut. Kjo shtohet në një liste provash të cilat pretendojnë se mund të ketë një qytet të ngrirë nën sipërfaqen e acartë të Antarktidës. Kontinenti i ngrirë është i pabanuar për shkak të temperaturave tejet të ulëta. Ky pretendim vjen vetëm pak muaj pasi u shfaq një imazh që tregonte praninë e një piramide në Antarktidë. Teoria mbështetet në faktin se 12 mijë vite më parë Antarktida ishte pa akull dhe njerëzit mund të kenë jetuar edhe atje. Kjo deri në periudhën kur një Epokë Akullnaje ngriu të gjithë kontinentin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here