Sherr mes një grupi të rinjsh te Parlamenti, plagosen me thikë dy persona

0
310

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri mes të rinjve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani” në kryeqytet.

Policia thotë se ka patur një konflikt midis disa shtetasve, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse, thikë, shtetasit A. S 24 vjeç dhe E. E 24 vjeç, të cilët ndodhen në SQU, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here