Përfundon takimi, Rama qëndron 90 minuta në zyrën e Metës

0
383

Dy orë pas takimit në “Vilën 30”, kryeministri Rama i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar sërish me kryeparlamentarin Ilir Meta. Takimi i nisur në orën 17:10, ka zgjatur plot 90 minuta. Ky takim pritet të sjellë edhe ndryshime në diskutimet e parashikuara për mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, dhe seancës së jashtëzakonshme plenare të parashikuar për të filluar në orën 18:00.

Rreth orës 15:00, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta kanë zhvilluar një takim ku të pranishëm ishin edhe ministri Vasili e deputeti Ruçi.

Partia Socialiste nuk do të paraqesë ende propozimet e saj për komisionin e Posacëm Parlamentar për ngritjen e trupave të Vettingut.

Socialistët kanë vendosur të presin qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila nga ana e saj ka paralajmëruar bojkot të seancës parlamentare.

Kështu në Kuvend në seancën e sotme nuk do të ketë votim për emra anëtarësh.

Palët politike kishin afat deri në orën 16:00 për të paraqitur propozimet e tyre, për të kaluar më pas në seancën e orës 18:00. Shanset për të ngritur organet e vettingut janë të pakta sepse që të ndodhë kjo duhet të jetë e pranishme edhe opozita.

Gjatë seancës pritet që socialistët të votojnë projektvendimet e rendit të ditës dhe të presin për seancën e radhës qëndrimin e opozitës për të marrë pjesë në këtë komision

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here