Këngëtarja deklaroi se është e varfër, por… bashkëshorti e nxjerr bllof (FOTO)

0
295

Këngëtarja e hitit ‘Të ka lali shpirt’, Silva Gunbardhi u shpreh para disa ditësh gjatë një interviste se ishte e varfër dhe mezi ka siguruar paratë për një ndërhyrje kirurgjikale. Silva tha se pas lindjes së djalit ajo punon me orar të reduktuar dhe bashkëshorti i saj është akoma student.

“S’është aspak e vërtetë që jam e pasur dhe këtë e tregon fakti që kisha 10 vite që mbaja lente në sy dhe për shtatë vite asnjë vizitë nuk kisha bërë e jo më operacion. Nëse do shihnit dërgesat e mia mujore në bankë, nuk do u besoni syve. Po të isha e pasur do të bëja pushime. Shikojeni faqen time të Facebook, ku dal në foto vetëm për punë. Do të vishesha ndryshe. Do të ndihmoja njerëzit e afërt etj”- është shprehur këngëtarja.

Por duket se bashkëshorti i saj, Dafi e ka nxjerrë bllof, pasi ka publikuar një foto në Instagram ku tregon një realitet krejt tjetër. Në foto duken tufa të mëdha me euro, çelësa makinash dhe disa telefona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here