10 gjërat të cilat nuk duhet t’ia thoni kurrë një beqari/e

0

Pavarësisht se sa doni mikun apo miken tuaj beqare, ndonjëherë disa “këshilla” private nuk janë aq të këndshme për ta! Ndaj duhet të bëni kujdes në disa gjëra që i thoni.

Loading...

Ndonjëherë teksa jeni duke këshilluar miqtë tuaj beqarë është e nevojshme të “ndaloni” dhe të mendoheni përpara se të flisni. “Ju mund të mendoni se mund të krijoni një simpati të madhe tek të tjerët, por përpara se të “hapni” gojën, pyesni veten se çfarë është më e rëndësishme: opinioni juaj apo miqësia?”, thotë Helen Friedman, një psikologe klinike në St.Louis.

Ja atëherë se çfarë nuk duhet t’i thoni miqve tuaj beqarë, për të mos i ofenduar dhe për të mos i vënë në siklet:

1- “Përse nuk je martuar?”

Kjo pyetje i irriton mjaft ata persona të cilët nuk janë martuar akoma e të cilët me të drejtë mund të kthejnë përgjigjen: “Nuk është puna jote”. Në realitet, në fakt, duket e pahijshme të pyesësh të tjerët nëse janë në kërkim të një lidhjeje, pyetje që presupozon një status negativ nisjeje. Kështu që është më mirë të mos bëni një pyetje të tillë.

2- “E ke provuar të lidhesh me takime në internet?”

Janë të shumtë personat të cilët e bëjnë këtë, por një pyetje e tillë sugjeruese mund të përkthehet ndryshe edhe si: “Ta them unë, sepse ti nuk je shumë i zgjuar”. Gjithsesi, sipas ekspertëve, ky lloj takimi nuk i shpëton beqaret nga zhgënjimi, ndërsa emocionet negative të cilat provohen janë të njëjta si ato të një takimi klasik.

3- “Mjaft, mos ji më kaq kërkues/e!”

Shmangini ofendimet! “Ky koment është si një shuplakë ndaj mikut apo mikeshës tuaj, që mund të ndihet i gjykuar dhe i papapërshtatshëm në dëshira”, shpjegon Dr. Friedman. Më mirë mund të përdornit një frazë të tillë: “Është e vështirë të gjesh personin e duhur për ty”, e cila merr parasysh shumë faktorë për të gjetur një partner të drejtë, pa një kontekst kritik. Ndërkohë mund ta pyesni edhe se cilat janë cilësitë të cilat kërkon tek partneri i ardhshëm.

  1. “Do ta gjesh mashkullin perfekt atëherë kur nuk e pret”

Deklarata të tilla nuk janë të mira, janë banale.

dhe nënkuptojnë një kërkim në progres. Nga një anë kjo presupozon që miku yt ose mikja jote është në “gjueti”, në një kohë kur mund t’i gëzohet jetës së beqarisë. Për Friedman është e njëjta gjë si të thuash: “mjaft ndenje ulur për të pritur dikë”. Do të ishte më mirë t’i demonstroje interesin tënd për situatën e mikut dhe ta ftoje në festa dhe vende ku mund të njihte dikë.

 

5- “Çfarë ndodhi me ish-in?”

Ekspertët nuk kanë dyshime: mos e bëni kurrë këtë pyetje. Bëhet fjalë për një histori e cila ka marrë fund, e cila sigurisht mund të shkaktojë ende trishtim dhe dhimbje nëse kujtohet vazhdimisht.

6- “Je kaq me fat që je single!”

Shumë thënie e keqe, pasi në të vërtetë shumë pak duan ta dëgjojnë këtë. Nëse nuk ke qenë asnjëherë i martuar nuk do të thotë që në realitet nuk do ose nuk ka eksperimentuar me një apo dy lidhje. Shpesh “vetmia” afektive peshon në distancë, dhe në vend që ta kënaqni me fjali të panevojshme, më mirë qëndroi pranë për t’i bërë shoqëri deri sa të gjejë shpirtin binjak.

7- “Nëse del, dikë do të gjesh”

Nuk është aspak e thënë, ashtu siç nuk është e thënë që miku e ka provuar ose ka vështirësi për ta bërë këtë nga turpi ose nga pasiguria. Para së gjithash, është e nevojshme të kuptohet nëse ai apo ajo është e gatshme për momentin për të bërë njohje të reja. Në një rast të tillë, ju mund ta merrni në ndonjë festë dhe ta fusni atë në mesin e miqve tuaj nëse nuk i njeh.

8- “Duhet të qeshësh më shumë, të flirtosh më shumë, t’i stilosh flokët në stile të ndryshme dhe të trukohesh”

Më shumë se këshilla ngjajnë si urdhra, që veshëve të një beqari mund t’i duken edhe ofenduese. “Fakti që jam single nuk do të thotë që po bëj diçka të gabuar”, mund të thoshte “i pandehuri”.

 

9- “Je akoma e re. Gjej dikë”

Nuk ka asgjë më të gabuar sa kjo. I interesuari mund të mendojë: “Po, është e vërtetë, jam e re, por nëse ma the këtë, do të thotë se dukem e plakur, përndryshe përse duhet të më risiguronit”. Përveç kësaj, dashuria nuk ka moshë.

10- “Mbase je e destinuar të mbetesh beqare”

Një lloj parashikimi se sa një afirmim i peshuar. Pavarësisht faktit se shoku ka shpallur pavarësinë e tij, ndoshta do të ishte më mirë ta nxisnit të mendonte që jeta në çift mund të rezervojë surpriza të ndryshme dhe se ia vlen të tentosh.

Loading...

Lini nje pergjigje