Meta në Vlorë : LSI është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend

0
185

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim të Vlorës, duke theksuar se partia që dejton është shtylla e stabilitetit politik në vend.

Meta tha se LSI është në radhë të parë parti e të rinjve e të rejave të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë.

Meta: LSI është në radhë të parë parti e të rinjve dhe të rejave, është vërtetë një shans për të gjithë. Është një parti që i drejtohet në radhë të parë të rinjve dhe të rejave të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë. Mbështetja për LSI-në rritet, sepse të gjithë e shohin që LSI-ja është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend, është një shtyllë kryesore e paqes sociale, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Ne nuk jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit.

Meta u zotua se LSI-ja do t’i japë mbështetje të rinjve në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri e jo jashtë.

Meta: Për ne të rinjtë nuk janë një fasadë, për ne të rinjtë janë e sotmja dhe e ardhmja e Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë. Ne duam t’i japim një shtysë të fuqishme angazhimit tuaj dhe gjithë të rinjve protagonizmit tuaj në mënyrë që askush prej jush të mos e shikojë të ardhmen jashtë Vlorës dhe jashtë Shqipërisë.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, tha se LSI është një mundësi dhe një shans për këdo dhe se Vlora, ashtu si edhe Shqipëria, ka nevojë për energjinë dhe solidaritetin e të rinjve dhe mesazhe pozitive që ato përcjellin.

Braimllari: LRI çdo ditë forcohet dhe rritet gjithmonë e më shumë. Është shumë e qartë që LSI është forca e të rinjve. LSI është një mundësi dhe një shans për këdo. LSI ka qenë një mundësi për mua personalisht dhe shume e shumë të rinj anembanë Shqipërisë që sot janë anëtarë të këshillave bashkiakë, na përfaqësojnë në Parlament. Ju e keni këtë shans, ju e keni këtë mundësi. Vlora ka nevojë për energjinë tuaj, për solidaritetin tuaj dhe për të rinj që çojnë mesazhe pozitive. Forca jonë është ekipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here